Jajaga – Bitri: SEEBRIG , një format nga më të suksesshmet të bashkëpunimit rajonal!

Zëvendës-Ministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga sëbashku me zëvendës – shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Azim Nuredin kanë vizituar sot selinë e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), e cila do të jetë e vendosur në Kumanovë deri në vitin 2026. Gjatë vizitës, Jajaga u takua me komandantin e SEEBRIG, gjeneral brigade Bilbil Bitri.

Në takim, Jajaga theksoi se Ministria, do të vazhdojë të mbështesë Komandën e kësaj Brigade, e cila me aktivitetet dhe kontributin e saj në zhvillimin dhe ndërveprimin ndërmjet vendeve anëtare, përfaqëson një nga format më të suksesshme të bashkëpunimit rajonal.

Gjenerali, Bilbil Bitri falënderoi për mbështetjen në funksionimin e Komandës së Brigadës.

Brigada e Evropës Juglindore është themeluar në vitin 1999, bazuar në marrëveshjen për bashkëpunim rajonal në fushën e mbrojtjes, e njohur si Marrëveshja për Forcat Shumëkombëshe Paqeruajtëse të Evropës Juglindore (FSHPEJL), e nënshkruar në vitin 1998 në Shkup. Anëtarë të SEEBRIG-ut janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Turqia.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu