Ja deri kur mund të aplikoni për ndihmën për nxënësit!

Ministria e Arsimit për shkak të interesimit të lartë të qytetarëve për të realizuar të drejtën për mbështetje financiare të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ka vazhduar afatin e aplikimit deri të hënën më 25 dhjetor.

Ministria e Arsimit siç njofton Klan M, ka sqaruar edhe procedurat e aplikimit, respektivisht u është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që janë përashtruar nga aplikuesit.

“Prindërit që marrin ndihmë të garantuar minimale nga shteti, gjatë aplkimit, dorëzojnë vetëm VENDIMIN për për ndihmën e garantuar minimale që jepet nga Qendra për Punë Sociale” – thonë nga MASH.

Prindërit apo kujdestarët që nuk janë në marrëdhënie pune, nuk janë të obliguar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për Punësim, por llogaritë personale të transaksioneve për muajin paraprak.

“Prindërit/Kujdestarët që nuk posedojnë llogari transaksioni, japin deklaratë me shkrim se nuk e posedojnë të njëjtën dhe nuk duhet të vërtetohet te noteri. Ministria kontrollon të dhënat” – thonë nga MASH.

Për nxënësit, prindërit e të cilëve nuk janë në lidhje martesore, deklaratën e mbush vetëm prindi të cilit me vendim gjyqësor I është dhënë kujdestaria, pa pëlqimin me shkrim nga prindi tjetër, thonë nga Ministria e Arsimit. /KlanMacedonia/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu