Izraeli pezullon lirimin e të burgosurve palestinezë

Izraeli ka pezulluar lirimin e palestinezëve në Khan Younis të Rripit të Gazës për shkak të “përjetimeve gjatë lirimit të pengjeve”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrit izraelit thuhet se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Yisrael Katz dhanë urdhra për të shtyrë lirimin e të burgosurve palestinezë si pjesë e raundit të tretë të shkëmbimit të pengjeve.

Në deklaratë thuhet se të burgosurit palestinezë nuk do të lirohen derisa të “garantohet dalja e sigurt e pengjeve izraelite nga Rripi i Gazës” dhe se kjo kërkesë u është përcjellë ndërmjetësuesve.

Radioja e ushtrisë izraelite në lajmin e saj të bazuar në burimet e sigurisë tha se lirimi i të burgosurve palestinezë në raundin e tretë të shkëmbimit të pengjeve është pezulluar “deri në një urdhër të dytë” dhe se autobusët që transportonin të burgosurit palestinezë janë kthyer në burgun “Ofer”.

– Reagon kryeministri izraelit Netanyahu

Në raundin e tretë të shkëmbimit të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit, tre pengje izraelite dhe pesë shtetas tajlandezë në Gaza iu dorëzuan ekipeve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Gjatë lirimit të të burgosurve në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës pati një entuziazëm dhe u shënuan trazira, ndërsa të burgosurit patën vështirësi të ecnin në turmë gjatë dorëzimit të tyre.

Kryeministri izraelit Netanyahu reagoi duke thënë se i ka parë imazhet “me shumë seriozitet” dhe se ka kërkuar nga ndërmjetësit që “të mos përsërisin skena të tilla”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Drama diplomatike: Erdogan përjashtoi Netanyahun nga tryeza e paqes në Egjipt

Trump dëgjoi shqetësimin e Erdoganit dhe urdhëroi Netanyahu që të mos zbarkonte Një episod i pazakontë diplomatik ka dalë në dritë, që tregon ndikimin e...

Izet Mexhiti kundër vetvetes: mbikalimin që e ndërtoi në 2009, sot premton ta shembë!

Një nga projektet më të përfolura të Shkupit, mbikalimi i këmbësorëve te Bit Pazari, është rikthyer në qendër të debatit — këtë herë nga...

Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani së bashku në Çarshi takim rasti me gazetarin Adnan Idriz

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka së bashku kandidatin për qytetin e Shkupit, Skender Rexhepi - Zejd kanë shoqëruar Bujar...

Mexhiti nuk del në debat, por në publik i kërkon duel Osmanit

Sonte në TV21 ishte paralajmëruar një debat mes dy kandidatëve për komunën e Çairit, Izet Mexhiti dhe Bujar Osmani. Por, ajo që duhej të...

Sheholli transferohet në QKUK

Mentor Neziri, avokat mbrojtës i të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli, ka konfirmuar të hënën për shtypin lokal se klienti i tij është transferuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu