Izraeli do të lirojë 11 të burgosur nga Hamasi sipas marrëveshjes për Gazën

Radioja ushtarake izraelite sot publikoi se, në pajtim me marrëveshjen e arritur për Gazën, do të lirohen 11 të burgosur nga radhët e Hamasit, e jo nga Fatahu, siç u planifikua fillimisht.

Sipas informacionit në dispozicion, ndryshimi në listën e të liruarve u bë në momentin e fundit.

Një zëdhënës ushtarak konfirmoi se armëpushimi midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze “Hamas” hyri në fuqi sot në mesditë.

Marrëveshja është faza e parë e planit paqesor të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp dhe parashikon lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, si dhe tërheqjen e forcave izraelite në një linjë të dakorduar bashkarisht në Gazë.

Izraeli, sipas marrëveshjes, do të lirojë rreth 250 palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe rreth 1.700 persona të paraburgosur që nga sulmi i Hamasit dy vjet më parë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu