Izet Mexhiti kandidat për Komunën e Çairit – një lëvizje “ALL IN” për VLEN-in

Burime për in7 bëjnë të ditur se është marrë tashmë vendimi që zëvendëskryeministri Izet Mexhiti do të kandidojë për kryetar të Komunës së Çairit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kjo lëvizje shihet si një hap strategjik dhe një risk i lartë politik – një veprim i tipit “ALL IN” (gjithçka ose asgjë) nga ana e LD-së.

Sipas burimeve të afërta me zhvillimet partiake, vendimi për kandidimin e Mexhitit është ndikuar edhe nga tensionet e fundit politike dhe akuzat e ngritura nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, e cila pretendon se ish-kryetari i Çairit, Visar Ganiu, ka qenë i përfshirë në një skandal që përfshin rreth 150 raste të dyshuara për falsifikime në procesin e legalizimeve. Këto akuza kanë krijuar një klimë pasigurie dhe presioni të brendshëm në parti, duke e bërë të nevojshëm një emër të fuqishëm dhe me përvojë për të rikthyer besimin e elektoratit.

Zgjedhja e Mexhitit shihet gjithashtu si një kompromis i brendshëm brenda radhëve të LD-së, ku disa figura me ndikim pretendonin të jenë kandidatë për drejtimin e kësaj komune me rëndësi të madhe politike dhe simbolike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Me një karrierë të gjatë politike dhe një profil të njohur publik, Mexhiti pritet të konsolidojë bazën elektorale dhe të sjellë një garë të fortë, por gjithashtu të rrezikshme nëse kalkulimet politike nuk përputhen me pritjet e qytetarëve.

Në javët në vijim pritet që VLEN të zyrtarizojë këtë kandidaturë dhe të nisë fushatën për rikthimin e kontrollit në një nga bastionet më tradicionale të saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu