Izair Memedi: Apel Kryetarit të Komunës së Butelit dhe këshilltarëve shqiptarë – Dhuna në shkolla nuk tolerohet, kërkojmë veprim urgjent!

Izair Memedi
Reagim publik

Duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit dhe lajmet e vazhdueshme për situatën alarmante në shkollën “Panajot Ginovski”, apeloj me urgjencë te Kryetari i Komunës së Butelit dhe te këshilltarët shqiptarë, të cilët kanë marrë besimin dhe votën e qytetarëve, që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj personelit të shkollës që ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve.

Është e papranueshme që në një institucion arsimor, që duhet të jetë vend sigurie dhe zhvillimi për fëmijët tanë, të ndodhin akte të tilla të dhunshme. Nxënësit duhet të jenë të mbrojtur, të ndihen të sigurt dhe t’u garantohen të gjitha të drejtat e tyre.

Kërkojmë veprim konkret dhe të shpejtë, jo vetëm për të ndëshkuar përgjegjësit, por edhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit,...

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu