Ismajli: Skandal milionësh, Peci dha me qira impiantin e mbetjeve shtazore pa ankand publik

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli ka denoncuar një skandal milionësh të ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, i cili sipas Ismajlit, pa ankand publik ia ka dhënë pronën publike me qira impiantin e mbetjeve shtazore një kompanie për 20 vjet, raporton Ekonomia Online.

Ismajli, në një konferencë për media, akuzoi Pecin se ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, ku parashihet që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe atë jo më shumë se për 15 vjet, përveç në rastet kur merret vendim në Kuvend.

“Ministria e Bujqësisë, nën drejtimin e ministrit Faton Peci, dhe me aprovimin e Kryeministrit Albin Kurti, ka finalizuar një ndër marrëveshjet më të dëmshme dhe skandaloze për interesin publik, dhënien me qira të një impianti publik me vlerë mbi 10 milionë euro për vetëm 30 mijë euro në vit, për një periudhë 20 vjeçare, ndërkohë që kompania përfituese përfiton subvencione mbi 3.2 milionë euro në vit”, tha ai.

Për më tepër, sipas Ismajlit, kompania përfituese është regjistruar vetëm pesë ditë pas shpalljes dhe nuk përmbushë asnjë nga kriteret ligjore për përvojën teknike dhe financiare të kërkuar në dokumentin e njoftimit, si dhe pronari i saj është i lidhur me tri kompani të tjera pa ndonjë përvojë në fushën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.

“Kompania është shpërblyer me fabrikën publike me të gjitha pajisjet moderne, 6 kamionë të mëdhenj, gjeneratorë, cisterna gazi etj, subvencionim vjetor prej 3.2 milionë euro, i garantuar pa konkurrencë, për 20 vite, gjithsej 64 milionë euro para publike. E gjithë kjo është realizuar pa respektuar as Udhëzimin Administrativ nr.04/2025, neni 15 pika 2, që rregullon subvencionimin për përpunimin e nënprodukteve shtazore dhe Rregulloren (QRK) Nr. 03/2025 për dhënien me qira të pronës publike, ku kërkohet përshkrim i pronës, çmim fillestar, kriteret e pjesëmarrjes dhe transparencë në shpallje”, njoftoi ai.

Ismajli tha se ky është një rast tjetër kur Qeveria Kurti e ka vënë pasurinë publike në shërbim të pakicës së privilegjuar.

“Kryeministri Kurti ka legjitimuar një proces tërësisht të paligjshëm me vendimin e tij më 09.01.2025 (Nr. 01/242), i cili vetëm sa ka legalizuar pas shpine një marrëveshje të përgatitur paraprakisht në shkelje të ligjit, duke e vendosur veten në rolin e mbështetësit të një marrëveshjeje që është e pavlefshme ligjërisht sipas nenit 17 paragrafi 8 të Ligjit për Pronën Publike”, tha ai.

PDK kërkon nga organet kompetente hetimin e ministrit në detyrë, Peci dhe zyrtarëve të AUV-it për përfshirje në keqpërdorim detyre dhe shpërdorim të pasurisë publike, si dhe shfuqizimin e menjëhershëm të kontratës dhe kthimin e pronës publike nën administrim të ligjshëm.

“Kjo nuk është më vetëm paaftësi administrative, keqmenaxhim e keqpërdorim i detyrës zyrtare, kjo është plaçkitje e organizuar dhe kapje e pastër e shtetit në favor të një grupi të vogël me lidhje të dyshimta”, theksoi Ismajli.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edhe Maqedonia së shpejti me shërbim të detyrueshëm ushtarak, paralajmëron ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, mbështet idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Maqedoni, por thekson se vendi aktualisht nuk ka burime...

Reshat Ameti nga BDI: Mësimdhënësit në Çair pa paga

Reshat Ameti nga BDI ka reaguar ashpër sot ndaj vonesës së pajustifikueshme të pagave për qindra mësimdhënës në Komunën e Çairit, duke e cilësuar...

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...

Ish-shefi i NATO-s: nuk mund të premtoj se ShBA do të qëndrojë në NATO

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, ka folur në një intervistë për tensionin e fundit midis...

FBI-ja sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, do të bashkëpunojnë me Policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar në Prishtinë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu