Ishin planifikuar 10 shqiptarë, por u pranuan 14 maqedonas! Skandal me konkursin e Statistikave

Një vit më parë ishte shpallur konkurs për punësim të 14 administratorëve në Entin Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut. Sipas balancuesit, nga 14 prej tyre, 10 duhej të ishin nga bashkësia etnike shqiptare, 3 nga bashkësitë e tjera më të vogla dhe 1 maqedonas. Kjo ishte në përputhje me rritjen e përfaqësimit në këtë institucion.

Por sigurisht për shkak të zhvillimeve zgjedhore vitin e kaluar , konkursi ishte anuluar dhe i njejti u shpall këtë vit. Por ajo që ndodhi së fundi nxorri në pah se nga 14 kandidatët e pranuar të gjithë janë maqedonas. E gjithë kjo si pasojë e mospasjes së Ligjit për balancuesin.
Alarmi për këtë e ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale, njohësi i statistikave, Ridvan Ismaili, i cili shpjegon në detaje se çfarë ka ndodhur:

Ismaili: Ja çka ndodhi me vakumin nga shfuqizimi i balancuesit
Nevoja për sjelljen e një ligji të ri, i cili do të kishte mbrojtur të drejtën e përfaqësimit adekuat të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut, është më se i nevojshëm dhe urgjent.

Shembulli më i freskët se pse nuk duhet të lihet vakum nga shfuqizimi i Balancuesit, është konkursi i fundit në Entin Shtetëror të Statistikës.

Bëhet fjalë për përsëritjen e konkursit të njejtë të para 1 viti, ku në kohë të pacaktuar parashihej të punësoheshin 14 persona, e sipas Balancuesit planifikoheshin: 10 shqiptarë, 3 pjesëtarë të bashkësive më të vogla etnike dhe 1 maqedonas. /INA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu