Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë.

Žižović u ndje keq gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Mladost Lučani. Edhe pse mjekët reaguan menjëherë dhe e transportuan në spital, trajneri fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.

Ndeshja në Lučani u ndërpre menjëherë.

Žižović ishte trajner nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai e drejtoi Shkupin në sezonin 2023/24, më pas ishte në stolin e Borac Banja Luka, me të cilin arriti suksesin më të madh në historinë e klubit — kualifikimin në Ligën e Konferencës sezonin e kaluar. Megjithatë, gjatë këtij viti ai u largua nga ekipi dhe para disa ditësh mori drejtimin e Radnički Kragujevac. Kjo ishte vetëm ndeshja e tij e dytë në stolin e klubit serb.(TV21)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu