Ish-reisi i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka uruar publikisht kandidatin e koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhitin, pas fitores së tij në zgjedhjet lokale.
Në urimin e tij, Rexhepi thekson se kjo fitore nuk është vetëm një sukses lokal, por një mesazh i fuqishëm për gjithë shqiptarët mbi rëndësinë e bashkimit dhe punës me përkushtim.
“Fitorja në Çair është më shumë se një sukses lokal, është një mesazh i fuqishëm për gjithë shqiptarët se bashkimi, vullneti dhe puna me zemër sjellin fitore të mëdha.
Kjo fitore është e çdo qytetari, sepse politika mund të ketë fytyra të ndershme dhe idealet e përbashkëta mund të fitojnë mbi interesat e ngushta.
Sot Çairi u bë simbol i fitores së mençur dhe vizionare. Urime për guximin dhe për rezultatin,” – ka shkruar ndër të tjera ish-reisi Sulejman Rexhepi.