Ish-partnerja padit Elon Musk për imazhe të rreme seksuale të gjeneruara nga AI

Ashley St Clair, influencuese dhe nëna e njërit prej fëmijëve të Elon Musk, ka ngritur një padi kundër kompanisë së inteligjencës artificiale të miliarderit, duke akuzuar chatbot-in Grok për krijimin dhe shpërndarjen e imazheve të saj seksuale pa pëlqimin e saj. Padia u dorëzua në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut dhe vjen pas një imazhi të gjeneruar nga AI, ku Ashley shfaqej me bikini, që kishte qarkulluar në internet.

Influencuesja pretendon se i kishte kërkuar kompanisë të ndalonte prodhimin e kësaj lloj përmbajtjeje, por Grok vazhdoi të krijonte dhe shpërndante imazhe që ajo i cilëson si “seksualisht abuzive, intime dhe degraduese”. Sipas saj, kjo praktikë ka dëmtuar imazhin dhe privatësinë e saj, duke ngritur shqetësime serioze mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për krijime të tilla.

Ky zhvillim vjen vetëm disa orë pasi Elon Musk njoftoi se kompania kishte zbatuar kufizime për redaktimin e imazheve në Grok, duke penguar që përdoruesit të manipulonin foto të njerëzve të vërtetë me bikini ose të brendshme. Masa vlen për të gjithë, përfshirë abonentët.

Sistemi Grok ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare, me qeveri nga Evropa e deri në Azi që po ndjekin nga afër përdorimin e AI për material të paligjshëm ose seksualisht eksplicit. Në Shtetet e Bashkuara, disa organizata për të drejtat civile kanë bërë thirrje që aplikacioni të bllokohet nga dyqanet e aplikacioneve, duke theksuar rreziqet për privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: ASH-ja është partia më e madhe në vend pas BDI-së!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se...

Ziadin Sela e quan Taravarin “Parking kryetari” dhe “Zaif kryetari”

Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të....

Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të...

“​Amerika pritet të sanksionojë pushtetarë në Serbi”

Njëri nga opozitarët kryesorë në Serbi, Zdravko Ponosh ka thënë se Amerika pritet të sanksionojë individë që janë pjesë e pushtetit në Beograd, së...

Skënderbeu përjetë në histori: 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar

Sot mbushen plot 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë. Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu