Ish-ambasadori Bosch mbështet Thaçin: Seanca e 28 Nëntorit ishte fyerje për shqiptarët

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas deklaratës së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili u shpreh se mbajtja e seancës më 28 nëntor ishte një surprizë e pakëndshme për të dhe për shqiptarët.

Bosch u pajtua me këtë qëndrim, duke theksuar se seanca duhej të ishte shmangur.

“Pajtohem”, shkroi Bosch në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një pjesë nga fjalimi i Thaçit “e mirëpres mbajtjen e seancës dhe për këtë arsye jam sot këtu, sepse jam i vendosur të respektoj sundimin e ligjit. Është në interes të kësaj gjykate që gjërat që nuk mund të ndodhin në shtetet tuaja përkatëse, të mos ndodhin as këtu”.

Bosch potencoi se Thaçi ka deklaruar se, ashtu si çdo popull tjetër, edhe shqiptarët kanë historinë e tyre kombëtare dhe shtetërore, si dhe traditat e vlerat e tyre, ndërsa mbajtja e seancës më 28 nëntor ishte një surprizë e pakëndshme për të dhe për shqiptarët.

“Ashtu si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë tonë kombëtare dhe shtetërore, traditat dhe vlerat. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangur. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë sonë kombëtare”, thuhet në deklaratën e Thaçit.

Thaçi ka marrë fjalën të premten në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vlerësuar se caktimi i seancës më 28 nëntor duhej të ishte shmangur. Ai theksoi se kjo datë përkon me festimin e 113-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, përkujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Seanca e së premtes në Gjykatën Speciale ndaj Thaçit u mbajt për të diskutuar progresin e rastit për pengim të drejtësisë ndaj tij dhe të të tjerëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu