India dhe Pakistani konfirmojnë arritjen e armëpushimit

Njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim të menjëhershëm mes indianëve dhe pakistanezëve është konfirmuar nga ministri i jashtëm i Pakistanit.

Ishaq Dar ka publikuar një mesazh në rrjetin social X, ku ka thënë se “Pakistani dhe India janë dakorduar për një armëpushim me efekt të menjëhershëm”.

“Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të tij”, shtoi ai.

Gjithashtu edhe ministria e Jashtme indiane ka njoftuar se armëpushimi ka filluar në orën 17:00, sipas kohës së Indisë (ora 14:00 sipas kohës sonë lokale).

Ajo shtoi se drejtori i përgjithshëm i operacioneve ushtarake të Pakistanit telefonoi pasditen e sotme dhe u ra dakord që të dy palët të ndalojnë të gjitha të shtënat.

Deklarata shtoi gjithashtu se do të ketë bisedime të mëtejshme midis Indisë dhe Pakistanit më 12 maj.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili deklaroi se India dhe Pakistani treguan “maturinë” e tyre duke rënë dakord për një armëpushim pas një serie sulmesh vdekjeprurëse mes tyre që i çuan pranë një konflikti më të gjerë.

“Jam i kënaqur të njoftoj se qeveritë e Indisë dhe Pakistanit kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe për të nisur bisedime mbi një sërë çështjesh të gjera në një vend neutral”, shkroi Rubio në platformën X.

Ndryshe, konflikti më i fundit midis Indisë dhe Pakistanit në maj 2025 përfaqëson përshkallëzimin më serioz ushtarak midis dy fuqive bërthamore që nga lufta e Kargilit në vitin 1999.

Përplasja u nxit nga një sulm terrorist më 22 prill në Pahalgam, Kashmirin e administruar nga India, ku u vranë 26 turistë indianë.

India fajësoi militantët e mbështetur nga Pakistani për sulmin, ndërsa Pakistani mohoi çdo përfshirje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia merr borxh 19 miliardë euro për blerjen e 12 avionëve Rafale nga Franca

Serbia ka rënë dakord për një kredi prej 1.92 miliardë eurosh me disa banka dhe institucione financiare franceze për të paguar 12 avionë luftarakë...

Taravari përsëri me lojra, Mickoskit i propozon Qeveri me BDI-në, Selës i kërkon të hyjnë bashkë në Qeveri e ta lënë vetë Ahmetin

Arben Taravari siç duket ende nuk e ka ndarë mendjen dhe vazhdon me lojrat politike mes dy taboreve. Siç konfirmoi ditë më parë edhe...

Bela: Në DAP avansohen 40 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptarë

Politikologu Valon Bela përmes një postimi në profiline tij në FB ka denoncuar se në Drejtorinë e të Ardhurave Publike janë avansuar rreth 41...

Haradinaj: Kurti e ka dërguar Izet Mexhitin si ‘msit’ për ta kërkuar votën e Adem Hoxhës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Izet Mexhiti po qëndron në terren në Kosovë, duke kërkuar vota për të siguruar mbështetje për...

Ziadin Sela lideri i parë që viziton shqiptarët e Krushevës, del në mbrojtje të objektit shkollor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit deputet i zonës, bashkë me Nënkryetarin, Remzi Mehmedi, takuan banorët shqiptarë të Krushevës të cilët këto...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu