Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë, Daçiç: Urdhër-arrest për policin shqiptar

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për oficerin e policisë së Kosovës që ndaloi një maturant serb në Mitrovicë të Veriut 2 ditë më parë.

“Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për Dilot Brahimin, një oficer policie, i cili dje sulmoi fizikisht një nxënës të shkollës së mesme serbe në fund të vitit shkollor në veri të Mitrovicës. Brahimi do të arrestohet kur të jetë në dispozicion të policisë serbe, që nga sot e tutje, pa parashkrim sa herë që të jetë e mundur ”, tha Daçiç, raportojnë mediat serbe.

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj – ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi – ka shkaktuar reagime të shumta. Derisa disa pretendojnë se polici reagoi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar”, të tjerët thonë se polici mori masa të “domosdoshme” për ta shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se, siç thuhet, kishte provokuar njerëzit në një kafene lokale aty pranë.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, në qendër të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese në pronësi të shqiptarëve të Kosovës, të cilat kryesisht bojkotohen nga banorë vendas serbë.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

FBI-ja sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, do të bashkëpunojnë me Policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar në Prishtinë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan...

Garada e Ajovës: Kishim nderin të prisnim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garda Kombëtare e Ajovës ka thënë se pati nderin të mirëpriste Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, shef i mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës,...

Haradinaj përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 44-vjetorin e rënies...

Hasani: Si deputet dhe traumatolog mendoj se çdo vonesë e “Safe Cityt” pas 1 shkurtit është e dëmshme

Ilir Hasani: Si traumatolog dhe si deputet Kryeministri deklaroi se në nivel koordinues mes grupeve parlamentare, janë sqaruar të gjitha dilemat dhe se Ligji për...

Policia gjen armë zjarri dhe elektroshok në një bastisje në rajonin e Kumanovës, një i arrestuar

Policia ka kryer bastisje në një objekt në fshatin Vojnik, Komuna e Staro Nagoriçanit, ku janë gjetur armë dhe pajisje të dyshimta, ndërsa një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu