Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë, Daçiç: Urdhër-arrest për policin shqiptar

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për oficerin e policisë së Kosovës që ndaloi një maturant serb në Mitrovicë të Veriut 2 ditë më parë.

“Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për Dilot Brahimin, një oficer policie, i cili dje sulmoi fizikisht një nxënës të shkollës së mesme serbe në fund të vitit shkollor në veri të Mitrovicës. Brahimi do të arrestohet kur të jetë në dispozicion të policisë serbe, që nga sot e tutje, pa parashkrim sa herë që të jetë e mundur ”, tha Daçiç, raportojnë mediat serbe.

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj – ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi – ka shkaktuar reagime të shumta. Derisa disa pretendojnë se polici reagoi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar”, të tjerët thonë se polici mori masa të “domosdoshme” për ta shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se, siç thuhet, kishte provokuar njerëzit në një kafene lokale aty pranë.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, në qendër të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese në pronësi të shqiptarëve të Kosovës, të cilat kryesisht bojkotohen nga banorë vendas serbë.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu