Incident i ri mes shtetasve turq në vend: Tentoi ta vriste me kapak pusete

Një 35-vjeçar, shtetas i Turqisë është përpjekur të vrasë një tjetër shtetas turk në Shkup. Incidenti ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”, afër Klubit të deputetëve në qendër të kryeqytetit.

MARKETING

Sipas Prokurorisë, i dyshuari me qëllim ka tentuar ta vrasë shtetasin tjetër turk, për çka Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e një procedure hetimore kundër tij. Ai akuzohet për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Incidentit i ka paraprirë një debat verbal mes dy shtetasve turq, i cili më pas është shndërruar në përleshje fizike. Të dy kanë shkëmbyer goditje, pas të cilave i dëmtuari ka rënë në tokë i plagosur.

Megjithatë, i dyshuari nuk e ka ndalur dhunën, por ka marrë një kapak metalik të një pusete dhe e ka goditur disa herë personin tjetër në kokë, pastaj e ka vazhduar dhunën duke e goditur me shkelma në kokë dhe trup.

PROKURORIA

“Ndërkohë që i dëmtuari qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, i dyshuari ka vazhduar ta godasë me shkelma në kokë dhe trup. Edhe kur ka arritur policia në vendngjarje, ai ka refuzuar të ndalojë goditjet deri sa është neutralizuar”.

I dëmtuari, shtetas turk, është shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë me lëndime të rënda trupore dhe në gjendje kritike për jetën.

Për shkak të rrethanave që tregojnë rrezik për arratisje, dhe faktit që i dyshuari nuk kishte të regjistruar vendqëndrim në vend, si dhe mundësisë për të ndikuar në dëshmitarët ose për të përsëritur veprën penale, prokurori kompetent i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata e pranoi kërkesën dhe i caktoi atij paraburgim prej 30 ditësh.

Ky është incidenti i dytë në vend, brenda dy ditësh, ku janë përfshirë shtetas turq.

Të enjten në mbrëmje, një 21-vjeçar shtetas turk qëlloi dhe vrau një bashkëkombës të tij në një lokal në Shtip, duke përdorur armë zjarri. Pas të shtënave, ai, me ndihmën e katër personave të tjerë, tentoi të arratisej, por u kap dhe u arrestua nga policia. Të dyshuarit për vrasje dhe ndihmësit e tij për arratisje u paraqitën të shtunën pasdite para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Shtip, i cili caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pesë personat. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu