Ilire Dauti mohon spekulimet për marrjen e drejtimit të ASH-së: “Vendimet tona nuk merren nga jashtë”

Maqedoni – 30 Maj 2025

Pas një lajmi të publikuar nga Gazeta Express, në të cilin aludohet se Ilire Dauti mund të jetë emri i propozuar për të marrë drejtimin e Aleancës për Shqiptarët në rast të një ribashkimi mes Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, ka ardhur një reagim i prerë nga vetë Dauti.

Në një deklaratë publike, ajo mohon kategorikisht lajmin, duke e cilësuar si të pavërtetë dhe pa burim zyrtar nga subjekti politik për të cilin shkruhet.

“Mediat kanë të drejtë të shfrytëzojnë burime, por në kësi raste burimet duhet të jenë nga subjekti për të cilin shkruhet”, – thekson ajo, duke nënvizuar se roli i saj brenda partisë nuk është për t’u përcaktuar nga jashtë.

Dauti bën një dallim të qartë mes qasjes dhe historikut të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, duke thënë:

“Gabimet dhe dështimet e Arben Taravarit kurrë nuk do të barazohen me besnikërinë dhe qëndrimet kombëtare të Ziadin Selës. Andaj vendimet nuk mund të jenë të njëjta për të dy.”

Ajo e quan këtë lloj raportimi si tentativë për relativizim dhe përpjekje për të ndikuar në vendimmarrjen brenda partisë. Sipas saj, këto nuk do të tolerohen.

“Se çfarë roli kam dhe do të kem unë në Aleancën për Shqiptarët e vendosi unë, bashkë me strukturat e partisë dhe jo të tjerët”, – thekson ajo, duke hedhur poshtë çdo mundësi që ajo të jetë propozuar për kryetare të ASH-së.

Duke përmbyllur reagimin e saj, Dauti jep një mesazh të fortë për strukturën e partisë:

“Shtëpia jonë vazhdon të jetë e hapur vetëm për njerëz të pastër e të ndershëm, që e duan Aleancën për Shqiptarët, e jo për interesat personale a grupore të dikujt.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edhe Maqedonia së shpejti me shërbim të detyrueshëm ushtarak, paralajmëron ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, mbështet idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Maqedoni, por thekson se vendi aktualisht nuk ka burime...

Reshat Ameti nga BDI: Mësimdhënësit në Çair pa paga

Reshat Ameti nga BDI ka reaguar ashpër sot ndaj vonesës së pajustifikueshme të pagave për qindra mësimdhënës në Komunën e Çairit, duke e cilësuar...

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...

Ish-shefi i NATO-s: nuk mund të premtoj se ShBA do të qëndrojë në NATO

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, ka folur në një intervistë për tensionin e fundit midis...

FBI-ja sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, do të bashkëpunojnë me Policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar në Prishtinë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu