Ilire Dauti kundër VLEN-it: Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve kalon pa debat dhe pa amendamente, kërkohet saktësim i përdorimit të gjuhës

Na ka rënë për detyrë një punë e vështirë – të merremi me demantimin e gënjeshtrave.
Lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, një sqarim për qytetarët:
Ligji i propozuar nga VLEN-i i detyron edukatorët që testimin për marrjen e licencës ta japin në gjuhën maqedonase, ndërsa me kërkesë edhe në gjuhën shqipe (pra në të dy gjuhët). Shih fotografine e parë .
Për të shmangur interpretime të ndryshme nga formulimi i tyre, ne propozuam amendamente, me të cilat kërkuam riformulimin e nenit (shih foton) ose fshirjen e lidhëzës “edhe”.
Propozuesit, pra VLEN-i, e hoqi ligjin nga procedura dhe e propozoi sërish të njëjtin, por kësaj here pa e thirrur aspak Komisionin – domethënë pa mundësi për debat dhe pa mundësi për të propozuar amendamente – duke tentuar ta kalojë në votim final. Kjo shkaktoi reagimin tonë.
Pra, në asnjë mënyrë nuk jemi kundër Ligjit, por kërkojmë saktësim të neneve që rregullojnë përdorimin e gjuhës dhe jemi kundër mënyrës klandestine të votimit, që bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit.
Nëse nuk dini, të paktën dëgjoni!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu