Ilire Dauti, deputetja që ndihmoi qindra familje të pajisen me shtetësi!

Një numër i madh i shqiptarëve në Maqedoni me vite nuk kanë nënshtetësi. Ka ende të tillë që jetojnë si fantom apo janë detyruar ta lënë vendlindjen.

Ata janë në një gjendje të vështirë sepse privohen nga mbrojtja dhe shërbimet që ofron shteti. S’mund të përvitojnë nga shërbimet mjekësore, por edhe u mohohen të drejtat e lidhura me pronën, lirinë e udhëtimit, martesën e ligjshme, apo regjistrimin e lindjes së fëmijës.

Edhe vdekja e tyre kalon pa u vënë re. Për ta nuk lëshohen çertifikata vdekjeje.

Kjo situatë dhe këto përjetime e kanë shtyrë deputeten e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti që të mos lë gurë pa lëvizur në mbështetje të tyre.

Tamam si një përfaqësuese e popullit ajo ka kontaktuar me shumicën e qytetarëve, të cilët përballen me këtë problem dhe ka zgjidhur qindra raste. Falë angazhimit të saj, sot mijëra shqiptarë gëzojnë dhe janë pajisur me nënshtetësinë e Maqedonisë. Prandaj, agjencia e lajmeve INA e shpallë personalitet të vitit në Republikën e Maqedonisë.
Ajo është treguar heroinë në këtë drejtim, por nuk ka mbetur edhe pa mirënjohje nga qytetarët, të cilët i ka ndihmuar në ditë më të vështira, për të realizuar një të drejtë elemtare dhe themelore.
Këtë e pohon vetë protagonistja Ilire Dauti, deputete e Kuvendit të Maqedonisë nga Aleanca për Shqiptarët.
“A mundëm të bëjmë më shumë? – Është pyetja qe sidomos e shtrojmë në fundvit.
Padyshim që po!
Më lejoni njerëzisht e sinqerisht të ju them, faleminderit nga zemra për mijëra komentet pozitive e inkurajuese, kritikat që na korrigjuan e sugjerimet që na forcuan gjatë vitit 2023.
Pse politikës mediokre i thash jo, shpeshherë edhe në heshtje, flasim në 2024!
Gëzuar miq!”, ka shkruar ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu