Ibrahimi: Kur bëhet normalitet që politikanët të flasin vetëm në terma të përfitimit/humbjes elektorale, përfundojnë në përfitimin/humbjen e tyre personale

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi përmes një postimi ka ironizuar me ish bashkëpartiakun e tij në VLEN, Arben Taravari pas vendimit të ASH-së për largim nga qeveria duke shënuar se “Kur bëhet normalitet që politikanët të flasin vetëm në terma të përfitimit/humbjes elektorale, ata prej përfitimit/humbjes për kombin/komunitetin kalojnë në përfitimin/humbjen e partisë së tyre, për të përfunduar në përfitimin/humbjen e tyre personale”, shkruan Top24

Kur bëhet normalitet që politikanët të flasin vetëm në terma të përfitimit/humbjes elektorale, ata prej përfitimit/humbjes për kombin/komunitetin kalojnë në përfitimin/humbjen e partisë së tyre, për të përfunduar në përfitimin/humbjen e tyre personale. Duke e normalizuar këtë, për një politikan të tillë nuk është më problem që krejt organizatën, me krejt aktivistët e devotshëm që mund t’i kenë besuar retorikës së tij, t’i sakrifikojë si asgjë për ta shpëtuar veten nga humbja ose për ta siguruar përfitimin.
Kjo u ndodh politikanëve që hyjnë në politikë vetëm me pazarin për të fituar e jo për të mbrojtur një sistem vlerash, një ide fisnike, një kauzë që nuk përkthehet në terma komercialë.
Prandaj, keqardhja duhet të jetë më shumë për shkak të gjendjes së përgjithshme dhe për shkak se edhe ky soj i politikanëve zë vend në hapësirën politike sesa për atë se kush pësoi e kush fitoi.
Shoqëria jonë meriton më shumë dinjitet dhe respekt.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu