Hoxhaj: Kurti do të duhej t’i vizitonte Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte më shumë sa i përket rastit të Thaçit dhe të tjerëve të cilët janë në një proces gjyqësor në Gjykatën Speciale të Hagës.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se të gjithë liderët dhe figurat publike do të mund të shkonin për vizitë në Hagë dhe të bënin më shumë.

“E shoh të nevojshme qeveritë kushdo qofshin ato, jo vetëm qeveria që udhëheq nga një subjekt tjetër politik dhe jo vetëm një qeveri e cila udhëhiqet nga LVV-ja ta shohin si një mbrojtje të një së drejte për të cilën historikisht shqiptarët kanë luftuar gjenerata nga gjeneratë. Z. Thaçi dhe Z. Veseli dhe të tjerët e kanë pasë fatin që të i prijnë një procesi të një luftë të drejtë çlirimtare e cila në qershorin e 1999-së për herë të parë në histori të këtij vendi, e ka bërë të këtë vend të lirë, dhe në 2008-në e ka bërë të pavarur”, ka thënë Hoxhaj.

“Kauza e tyre është kauzë e shtetit të Kosovës, është kauzë e gjithë popullit të Kosovës, e kombit shqiptar dhe mbi të gjitha çdo qeveri do tgë duhej të ishte pranë tyre nëse Edi Rama dhe qeveritë në Shqipëri e shohi8n të rrugës të jenë afër Z, Thaçi, apo edhe ish presidente të Shqipërisë”.

“Kushdo që është sot kryeministër e nesër, kushdo që nga ndonjë pozitë politike, publike e intelektuale, do të duhej ta sheh betejën që e bënë Thaçi dhe Veseli si betejë të tyre personale, siç është betejë e gjithë popullit të Kosovës. Ka mundur të bëjë edhe më shumë kjo qeveri, të japë mbështetje edhe politike edhe publike më të mirëfilltë financiare”, ka pohuar Hoxhaj

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu