Hoti paralajmëroi fitore të LDK-së, i kundërpërgjigjen analistët – ia kujtojnë këto gjëra nga e kaluara!

Zgjedhjet e 9 shkurtit po afrohen çdo ditë e më shumë dhe tashmë kanë filluar fushatat parazgjedhore.

Opozita është e bindur për fitore dhe vazhdon të theksojë se Qeveria Kurti nuk do të jetë më në qeverisje.

Deputeti Avdullah Hoti ka njoftuar se Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka filluar përgatitjet për këto zgjedhje.

Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke theksuar se nuk ka arritur rezultate të dukshme dhe se është e vendosur për të arritur në çdo familje për të kërkuar besimin e tyre për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.
Sipas tij, “besimi në vlerat politike dhe tradicionale të LDK-së është forcuar, veçanërisht për shkak të qeverisjes aktuale që nuk ka pasur asnjë rezultat, ka izoluar vendin, ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka bllokuar integrimin euro-atlantik të Kosovës”.

Megjithatë, bazuar në perceptimin e përgjithshëm dhe sondazheve të fundit, rezultati i LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit mbetet i pasigurt dhe sipas analistëve do të varet nga dinamika e fushatës dhe zhvillimet e tjera politike deri në atë kohë.

Ymeri: Udhëheqja e LDK-së, si aleate e PDK-së thaçiste, është agjenturë në shërbim të Beogradit

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai thotë se Hoti ka vërtetuar që ishte në aleancë me Thaçin dhe Beogradin në kohën kur ishte kryeministër.
Sipas tij, LDK-së, si aleate e PDK-së thaçiste, është agjenturë në shërbim të Beogradit dhe ka si pikësynim rikthimin e Dardanisë në koloni të Serbisë.
“Abdulla H(K)oti është një faqezi, i cili, gjatë takimit në Vashington me Vuçiçin, në prani të presidentit Tramp, fjalën Kosova e shqiptonte njëlloj si krimineli Vuçiç – Kosovë. LDK-ja, në sytë e popullit dardan, e ka vërtetuar me fakte konkrete se kur ishte në aleancë me krye tradhtarin Thaçi, kreu i saj, burracaku Isa Mustafa, ka nënshkruar marrëveshje tradhtare me Beogradin në Bruksel, marrëveshje kaq revoltuese ato, saqë e kanë kthyer Dardaninë në një Palestinë të Evropës.

Ju e keni të qartë se udhëheqja e LDK-së, si aleate e PDK-së thaçiste, është agjenturë në shërbim të Beogradit dhe ka si pikësynim rikthimin e Dardanisë në koloni të Serbisë. Abdulla Hoti deklaron në atë mënyrë se ashtu e ka urdhëruar ustai i tij në Beograd. Përveç kësaj, Abdulla Hoti e ndien veten të sigurt për “fitoren” e LDK-së më 09 shkurt, sepse kundër Albin Kurtit në krye të Vetëvendosjes, janë rreshtuar të gjithë ndërkombëtarët, duke filluar nga sorosisti Blinken i Departamentit të Shtetit, deri te sorosistët e brukselizmit, armiqtë tradicionalë të kombit shqiptar që nga koha e gjyshërve të tyre. Veç kësaj, Abdulla Hoti, si aleat i kryetr.. Thaçi, ka edhe mbështetjen e plotë të kryetr.. Rama, i cili, siç dihet, është rreshtuar me vendosmëri kundër Kryeministrit Albin Kurti dhe përgjithësisht kundër Republikës së Dardanisë“, u shpreh ai.

Më tej, profesori shton që kushdo që njeh qeverisjen e Hotit atëhere nuk duhet të iu jep vota më.
“Ju shkruani se Abdulla Hoti dhe LDK-ja dashkan të trokasin në çdo familje për të siguruar votat për zgjedhjet e ardhshme. Normalisht, ato familje që e njohin mirë qeverisjen e Vetëvendosjes, Abdulla Hotin, duhet t’i përzënë me teneqe, sepse qeveritë e mëparshme të bandës së Thaçit nuk i afrohen dot as te thoi i këmbës qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti“, shpjegon profesori.

Ndër tjera, ai nënvizon që shumica e popullit janë me kryeministrin Kurti dhe është pothuajse e pamundur të rreshtohen në anën e LDK-së.

“Bindja ime është se Abdulla Hoti me agjenturën e tij në krye të LDK-së në shërbim të Beogradit dhe në aleancë me bandën e Thaçit në krye të PDK-së, nuk do të jenë në gjendje ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të 09 shkurtit, ku fituese do të jetë me siguri Vetëvendosja. Përfundimisht vendos vota e lirë e popullit dardan, i cili, në shumicën dërrmuese, është e pamundur të mohojë qëndrimin burrëror të Kryeministrit Kurti gjatë kësaj qeverisjeje gati 4-vjeçare, pavarësisht se kundër tij janë rreshtuar krejt ndërkombëtarët, ambasadorët e tyre sahanlëpirës të Beogradit dhe banda e Ramës në Tiranë”, foli profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.
Mehmeti: Hoti është viktimë e Isës e ideologjisë së tij

Faton Mehmeti

Ndërsa analisti Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Hoti është viktimë e Mustafës dhe se LDK nuk do ta votojë as Rahoveci.

“Hoti është viktimë e Isës e ideologjisë së tij. Kështu që deklaratat e tij janë më tepër propagandë se diçka serioze. Edhe vet Rahoveci nuk e voton Dullën e ka humbur veten kur pranojë të bëhet viktimë e Thaçit dhe Isës”, potencon ai.

Analisti në fund thotë që LDK nuk ka bërë reforma si duhet dhe për këtë arsyje nuk do të votohet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“LDK pritët që prapë të del partia e tretë në zgjedhje, nuk besoj se do të ketë ngritje sepse nuk ka bërë reforma. Edhe me 9 shkurt LDK do e merr ndëshkimin e merituar si pasojë e tradhtisë ndaj votuesve të saj”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rënie Shokuese e Investimeve të Huaja: Vetëm 209 Milionë Euro për 9 Muaj, Katër Herë Më Pak se Viti i Kaluar!

Investimet e huaja direkte në vend për periudhën janar-shtator 2025 shënuan një rënie drastike, duke arritur vetëm 209,4 milionë euro, katër herë më pak...

Fenomeni Elijona: E bukur, e ftohtë dhe strategjike- banorët e BBVK në panik nga fuqia e saj

Elijona ka arritur të jetë një nga personazhet më të komentuara dhe më të ndjekura në edicionin aktual të Big Brother Vip Kosova. Ajo është...

Dolce harron Edin sapo hyn në Grande Fratello? Dolce mohon lidhjen me Edin në BBVK

Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një surprizë jo shumë të këndshme për mbështetësit e çiftit...

Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’- Gazeta gjermane FAS zbulon dosje tronditëse!

Gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) ka publikuar një artikull të gjerë me detaje të reja rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, që i referohet pjesëmarrjes së...

Shaholli: A e ka humbur Severnistani rrugën në oborr?!

Sipas zhvillimeve të fundit dhe konkluzionit të Progres Raportit të BE-së disa javë më parë, Severnistani nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu