Isen Shabani demanton akuzat e Ministrisë për shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe menaxhimin e çerdhes “Pranvera”

Demantoj çdo akuzë të pabazë nga ana e Ministrisë për Politika Sociale, Demografi dhe Rini në lidhje me çfarëdo lloj shkeljeje të të drejtave të fëmijëve nga ana e Komunës së Vrapçishtit, si themeluese e çerdhes “Pranvera”.
Është e vërtetë se Inspektorati përgjegjës, pa të drejtë, i ka marrë kompetencat e Komunës në lidhje me emërimin e drejtorit të çerdhes “Pranvera”, dhe tani këto kompetenca i ka Ministria në fjalë. Pikërisht kjo ministri ka shkelur të drejtat e fëmijëve, duke emëruar drejtor nga radhët e edukatoreve. Si rezultat, grupi i fëmijëve të moshës 3-6 vjeç, që janë të strehuar në këtë çerdhe, kanë mbetur pa edukatore për gati 10 ditë.
Ky veprim përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, konkretisht nenit 100, paragrafi 1, alineja 4, ku si kusht për funksionimin e çerdhes parashikohet një numër adekuat i edukatoreve, përkëdhelësve dhe stafit tjetër përkatës. Gjithashtu, ky veprim përbën shkelje të nenit 58 të Rregullores për Standardet dhe Normativat për Ushtrimin e Veprimtarisë së Çerdheve.
Për më tepër, është në kundërshtim me ligjin përkatës që drejtori i çerdhes të kryejë njëkohësisht edhe punën e edukatorit, ashtu siç po ndodh aktualisht. Sipas të njëjtit ligj, drejtori i çerdhes është i obliguar të shpallë konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës. Që nga marrja e detyrës, nuk është paraqitur ende asnjë kërkesë e tillë drejtuar Komunës së Vrapçishtit.
Akuzat se kemi hequr nga përdorimi veturën me të cilën bëhet shpërndarja e ushqimit në çerdhe janë tërësisht të pabaza.
Në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike, deklarojmë shprehimisht se një veprim i tillë nuk ka të bëjë me përgjegjësitë e Komunës. Ngarkimi i Komunës së Vrapçishtit me një akt të tillë paraqet bazë për padi për shpifje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu