Haxhiu: SHKK konsiderohei si institucion për burra, ne e kemi ndryshuar atë tani janë të punësuar 72 gra!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur për një konsideratë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, nuk është më pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti.

Haxhiu u shpreh se ShKK-ja ishte konsideruar si një institucion që punëson vetëm burra, por kjo është ndryshuar, pasi sipas saj gjatë qëndrimit të saj krye të detyrës si ministre e Drejtësisë, janë punësuar 72 gra.

Ajo bën dhe krahasimin nga vitit 2018-2021, ku thotë se vetëm 16 gra ishin të punësuara në ShKK.

“Me qëllim po e përmend Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku deri vonë është konsideruar si një institucion ku duhej të punësoheshin vetëm burra. Ne e kemi ndryshuar këtë, dhe vetëm përgjatë kësaj periudhe janë punësuar 72 gra. Për ta bërë një krahasim nga viti 2018 deri në vitin 2021, kanë qenë vetëm 16 gra”, tha ministrja.

“Sa i përket reformës në drejtësi, më lejoni të iu tregoj se e kemi finalizuar dhe dërguar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese për vetingun në sistemin e drejtësisë, siç pritet edhe të votohen”, vijoi Haxhiu.

Haxhiu listoi edhe “sukseset” e tjera të arritura në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë gjatë kësaj qeverisje.

“Janë bërë punë shumë të mira që prekin direkt vajzat dhe grate. Që ndikojnë drejtëpërdrejtë në mirëqenien e tyre. Disa nga veprimet që janë marrë nga Ministria e Drejtësisë: Mbi 136 akte normative të miratuara, 17 koncept-dokumente dhe dokumente stategjike të miratuara. 29 akte-marrëveshje ndërkombëtare si dhe nisma për marrëveshje të nënshkruara, të miratuara, mbi 100% apo Mbi 1 milion euro më shumë euro mbështetje për shërbimet sociale, 200 mijë euro për fëmijët pa kujdes prindëror e shumë të tjera..”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu