Harris pranon humbjen, e uroi Trumpin

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka telefonuar Donald Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, sipas CBS News.

Gjatë telefonatës, Harris theksoi transferimin paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët, tha një ndihmës i lartë i Harris për CBS.

Ajo pritet t’i drejtohet publikut kur të mbajë fjalën në Universitetin Howard më vonë këtë të mërkurë.

Kamala Harris nuk arriti të bëhej presidentja e parë femër e SHBA. Ajo është, në fakt, e dyta pas Hillary Clinton që nuk arrin të mundë kandidatin republikan Donald Trump.

Harris përfundimisht nuk arriti të bindë shumicën e rreth 244 milionë votuesve amerikanë me narrativën që ndërtoi: një ish-prokurore që kandidoi kundër një të dënuari, një avokate e të drejtave riprodhuese të grave kundër burrit që ndihmoi në përmbysjen e vendimit historik Roe v. Wade, një demokrate e gjeneratës së ardhshme që konkurroi kundër një republikani 78-vjeçar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arifi mesazh Taravarit: Si ministër i Shëndetësisë, i le pa vendim, pa kontratë dhe pa rrogë motrat medicinale të Tetovës

Aktivisti i ASH-së nga Tetova, Latif Arifi ka komentuar publikimin e Taravarit për protestën e motrave medicinale të Spitalit të Tetovës, informon “tetova1”. Arifi në...

Arsovska sulmon Visar Ganiun: Ndërtesë e ndërtuar pas vitit 2023, regjistrohet si e ndërtuar në vitin 2011 me dokumente të falsifikuara

shkruan Danella Arsovska: Një person si Viki Ganiu, në vend që të përballet me kallëzim penal për mbi 150 ndërtime të paligjshme dhe të rrezikshme...

Jakupi: Dua t’i rikujtoj Taravarit se ai vetë ka ushtruar hakmarrje politike ndaj meje personalisht

Berat Jakupi, nënkryetar i ASH së Ziadin Selës ka reaguar pas deklaratave të Taravarit në intervistën e mbrëmshme në Ora24. Jakupi i cili është nga...

Ministri i Punëve të Jashtme bullgar i kundërpërgjigjet Mickoskit për deklaratën “Asnjë milimetër”: “Asnjë centimetër nuk lëshojmë pe në çështjen e RMV-së

Ministri i Jashtëm bullgar: Nuk do të lëshojmë pe asnjë centimetër në çështjen me Maqedoninë e Veriut SI30.05.2025 356 1 minute read “Nuk lëshojmë pe, gjithçka...

LSDM: Prokuroria po punon nën presionin e VMRO-së

Reagime të ashpra nga opozita pasi prokuroria vendosi ta hedhë poshtë kallëzimin anonym penal ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski, lidhur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu