Harris e Trump përballë njëri-tjetrit – kur do ta dimë se kush fitoi

Vendvotimet e para mbyllen në orën 18:00 EST (Eastern Time Zone është zona kohore për pjesën lindore të Amerikës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara) të martën në mbrëmje dhe të fundit në orën 01:00 EST, herët të mërkurën.

Në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjesin e nesërm, shkruan CNN.

Këtë herë, gara shumë e ngushtë në shumë shtete mund të nënkuptojë që mediat të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.

Zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris dhe ish-presidenti republikan Donald Trump, kanë luftuar ‘kokë me kokë’ prej javësh.

Fitoret e ngushta mund të nënkuptojnë gjithashtu rinumërime.

Për shembull, në shtetin e Pensilvanisë – një prej shteteve kryesore që konsiderohen si të luhatshme – do të kërkohet një rinumërim nëse ka një diferencë gjysmë përqindjeje midis votave të hedhura për fituesin dhe humbësin. Në vitin 2020, diferenca ishte pak më shumë se 1.1 pikë përqindjeje.

Sfidat ligjore janë gjithashtu të mundshme. Më shumë se 100 padi parazgjedhore janë ngritur tashmë nga republikanët, duke përfshirë sfidat për të drejtën e votuesve dhe menaxhimin e listës së votuesve.

Skenarët e tjerë që mund të shkaktojnë vonesa përfshijnë çdo çrregullim të lidhur me zgjedhjet, veçanërisht në vendet e votimit.

Nga ana tjetër, numërimi i votave është përshpejtuar në disa zona, përfshirë shtetin vendimtar të Michiganit dhe shumë më pak vota do të hidhen me postë sesa në zgjedhjet e fundit, të cilat ishin hedhur gjatë pandemisë Covid

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu