Haradinaj: SHBA rikonfirmon mbështetjen strategjike për Kosovën dhe refuzon ndryshimin e kufijve në Ballkan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar si lajmin më të mirë të mundshëm të ditës – rikonfirmimin e politikës amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se ky ligj refuzon qartë çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike, duke riafirmuar mbështetjen amerikane për integritetin territorial të shteteve të rajonit.

Sipas tij, ligji mbështet perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar këtë si themel të sigurisë dhe zhvillimit të vendit. Ai ka nënvizuar se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian mbetet synimi final i Kosovës dhe thelbi i programit politik të AAK-së.

“Ky Ligj përcakton qartë politikën amerikane, për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me qëllim final NJOHJEN RECIPROKE”, ka shkruar Haradinaj.

Në këtë kontekst, ai ka rikujtuar se ligji parasheh sanksione ndaj çdo zyrtari të lartë që cenon integritetin territorial të shteteve, shkel rendin demokratik, të drejtat e njeriut apo përfshihet në afera korruptive.

Duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si jetik në të gjitha fazat e shtet ndërtimit, Haradinaj ka shprehur mirënjohje të përhershme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe demokracive të Ballkanit Perëndimor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu