A është hapi i radhës i qeverisë Vlen–VMRO: të ndalojë përdorimin e flamurit kombëtar? Arrestimi i të riut me flamur kombëtar- Iseni: Policia veproi sipas ligjit.

Zëvendësministri i brendshëm, Astrit Iseni, lidhur me arrestimin e një dite më parë të të riut nga Kumanova Ard Saiti, për shkak të festimit me flamur kombltar, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në facebook. Iseni thotë se policia ka vepruar sipas ligjit dhe se po veprohet sipas procedurave ligore. Iseni shton në tej se MPB mbetet e përkushtuar ndaj për ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë për të gjithë.

Postimi i plotë i zëvendësminstrit Iseni

Të nderuar qytetarë,

Gjatë shënimit të Ditës së Flamurit në Kumanovë, disa persona shkelën rregullat dhe cenuan rendin publik.

Policia ndërhyri sipas ligjit dhe veprimi u bë pa dallim etnik, duke garantuar që çdo qytetar të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Procedurat ligjore për rastet e konstatuara po vazhdojnë, ndërsa MPB mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë për të gjithë.

Respektimi i ligjit është një detyrë për çdo qytetar, dhe nuk do të tolerohen veprime që nxisin tensione apo përçarje.

Siguria, rendi publik dhe respekti ndaj ligjit janë prioritet për MPB-në dhe do të zbatohen në mënyrë të paanshme, për të garantuar qetësinë e çdo qytetari, pa dallim etnie, besimi apo përkatësie tjetër.

Gëzuar festat e Nëntorit! Le të festojmë në paqe dhe me respekt për njëri-tjetrin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu