‘Hallakamë’ e madhe në Mitrovicë: Çka ndodhi dhe pse u ndalua numërimi i votave?

Hallakamë e madhe ka qenë mbrëmë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.

Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë të Jugut ishte ndërprerë , pas raportimeve për parregullsi serioze gjatë numërimit.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Nacionale”, ndërprerja ka ardhur pas dyshimeve për parregullsi në disa fletëvotime.

Në pamjet e dërguara redaksisë, vërehen fletëvotime që konsiderohen të dyshimta, pasi nuk përputhen numrat serikë me qendrën përkatëse të votimit.

Punonjësit në vendngjarje kanë raportuar se janë identifikuar mbi 20 raste të tilla. Nacionale ka kërkuar informacione shtesë nga Prokuroria lidhur me arsyet e ndërhyrjes, por deri në publikimin e lajmit, institucionet kompetente nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje zyrtare.

Kujtojmë se më herët, përfaqësues të PDK-së në Mitrovicë kanë denoncuar “inxhiniering të organizuar zgjedhor”, duke pretenduar se disa vendvotime janë lëvizur nga klasa në klasë, si dhe se janë gjetur fletëvotime me numra serikë të ndryshëm.

“Numërimi ka filluar në orën 8 të mëngjesit – tash jemi në pasditë, ku po përballemi me parregullësi të jashtëzakonshme. Deri më tash janë numëruar gjithsej 35 kuti votimi, prej të cilave mbi 20 vendvotime kanë lëvizur nga klasa në klasë apo edhe nga vendvotimi në vendvotim. Pra, është një inxhiniering i organizuar, që shihet qartë prej provave dhe fakteve të argumentuara që i kemi hasur gjatë numërimit të votave. Deri tash, siç e potencova edhe më herët, janë mbledhur mbi 20 fletëvotime me numra të ndryshëm serikë – pra, numri serik dallon prej vendvotimit.” – tha për media Kryesuesi i Qendrës Komunale të Numërimit në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Jahir Sumiqi.

Lajmin e konfirmoi edhe Prokuroria në Mitrovicë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja mohoi vjedhjen e votave duke thënë se fletëvotimet janë shtypur me gabim Teknik nga kompania.

“Bazuar në informatat e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, është konstatuar se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve ka ndodhur një gabim në shtypjen e njërit prej elementeve të fletëvotimit, konkretisht në kodin e vendvotimit. Në lidhje me këtë çështje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania ka konfirmuar se në ditët në vijim do të përgatisë sqarim zyrtar lidhur me këtë rast. Është me rëndësi të theksohet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë. Për më tepër, për secilin vendvotim, fletëvotimet e shtypura kanë numra serikë të shënuar në pjesët amë të fletëvotimeve, të cilët përputhen plotësisht me numrin e fletëvotimeve të pranuara dhe të verifikuara deri më tani në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës”, thuhet në reagim.

Befasia ishte se Inspektorati Policor shkoi dhe u mor me hetuesit qëhetuan këto dyshime. Deputeti Rashit Qalaj tha se kjo ndodhi me urdhër të Sveçlës, megjithatë IPK-ja theksoi se hetuesit kishin vepruar pa autorizim të prokurorit.

“Kryeshefi i IPK-se reagon ndaj deklaratave te dhena ne emisionion Pressing dhe ne mediume tjera, ku pretendohet se me Urdher te Ministrit po intervistohen zytyaret Policor te angazhuar ne per hetime Qendren e numerimit ne Mitrovice. IPK ka pranuar informacione dhe ankese qe pretendohet se Zyrtar Policor qe kane reaguar ne rast, pas dyshimeve te ngrituara per parregullsi ne Qender te Votimit te kene ndermarre veprime hetimore pa autorizim te Prokurorit”, u tha në reagim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu