Haliti: Nëse një deputet i PDK-së shet vetveten te VV-ja, të përjashtohet menjëherë

Xhavit Haliti ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet të tregohet më e rreptë me deputetët potencial të cilët “e shesin vetveten e tyre” te Lëvizja Vetëvendosje.Ish-deputeti i PDK-së, në një deklarim për Tëvë1 të enjten, tha se PDK-ja duhet të mbajë qëndrim kundër bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen.
“Unë mendoj që është gabim i madh i PDK-së të hyjë në koalicion. Kjo shumicë parlamentare e Vetëvendosjes e ka krijuar një situatë mosbesimi te qytetarët për të gjithë politikanët e Kosovës dhe unë mendoj që PDK-ja duhet të jetë e pozicionuar në opozitë sepse ajo duhet të ballafaqohet me të gjitha problemet të cilat i shkakton pozita”, tha Haliti“Unë besoj që nuk do të ketë qeveri; ajo, edhe nëse bëhet me paterica, me 62 vota, do të ketë probleme që në javën e parë”, u shpreh ish-deputeti.
Sipas tij, asnjë deputet i PDK-së nuk duhet të dorëzohet para Kurtit dhe Vetëvendosjes.“Arsyet askush nuk i thotë pse p.sh Vetëvendosje nuk hyn me PDK-në, ashtu si PDK-ja nganjëherë deklaron e nevrikosur që ne nuk do të hyjmë me ta, por në anën tjetër jepet njëfarë mesazhi që ‘ju s’po na lusni’. Por, sidoqoftë unë besoj që PDK është vetëdijësuar. Udhëheqësia e saj duhet të reflektojë për votimin që e ka bërë në parlament dhe duhet të forcohet si parti, të demokratizohet maksimalisht me statutin e saj”, tha Haliti.
Megjithatë, ai tha se nuk beson që do të ketë deputetë të opozitës që do të kalojnë me pushtetin.“Unë s’e besoj që do të ketë deputetë që do të kalonin në votim të qeverisë. Nëse dikush e ka shitur vetveten, ai duhet të përjashtohet menjëherë nga partia. Ne kemi pasur raste të tilla në të kaluarën, por nuk kemi reaguar. Nuk i kemi ngacmu. E kemi konsideruar si vullnet të individit, por tani mendoj që partia duhet të jetë më e rreptë ndaj elementëve të cilët në një mënyrë ose tjetrën e tradhtojnë. Nuk do të duhej të ketë deputet të zgjedhur të PDK-së, të cilët me asnjë kusht do të votonin këdo qoftë pa miratimin e këshillit drejtues të PDK-së”, tha Haliti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu