Hakan Fidan, do të nisë të hënën një vizitë zyrtare dyditore në Rusi

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan, do të nisë një vizitë zyrtare dyditore në Federatën Ruse më 26–27 maj 2025, pas një ftese zyrtare nga homologu i tij rus, Sergey Lavrov.

Gjatë vizitës, pritet që Fidan të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe të zhvillojë bisedime zyrtare me Lavrovin në Moskë, sipas burimeve nga Ministria e Jashtme e Türkiye-s.

Vizita do të fokusohet në çështje kyçe të marrëdhënieve turko-ruse, me Fidanin që pritet të bëjë një shqyrtim gjithëpërfshirës të bashkëpunimit dypalësh në fusha si tregtia, energjia dhe turizmi. Po ashtu, do të shqyrtohen hapat e mundshëm për thellimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Krahas takimeve me Lavrovin dhe Putinin, Fidan do të zhvillojë bisedime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë rusë, përfshirë zëvendës-shefin e Administratës Presidenciale, Vladimir Medinsky, i cili udhëhoqi delegacionin rus në bisedimet Rusi-Ukrainë në Istanbul më 16 maj, si dhe me ministrin e Mbrojtjes, Andrei Belousov.

Paqe e drejtë dhe e qëndrueshme

Bisedimet do të përfshijnë gjithashtu hapat e mundshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Pritet që Fidan të riafirmojë përkushtimin e Türkiyes ndaj një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të shprehë kënaqësinë për zhvillimet e fundit që mund të mbështesin përparimin në këtë drejtim.

Ai gjithashtu pritet të ritheksojë gatishmërinë e Türkiyes për të vazhduar rolin e saj si ndërmjetës në bisedimet e ardhshme mes palëve ndërluftuese, ashtu siç ka vepruar më parë në vitin 2022 dhe sërish gjatë raundit më të fundit të bisedimeve më 16 maj.

Vizita do të përfshijë edhe shkëmbim mendimesh mbi një gamë të gjerë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë situatat në Siri, Gaza dhe Kaukazin Jugor.

Kjo vizitë shënon një hap të radhës në serinë e angazhimeve të nivelit të lartë mes Türkiyes dhe Rusisë. Fidan vizitoi për herë të fundit Rusinë më 10–11 qershor 2024 për të marrë pjesë në takimet BRICS+ dhe më vonë në Samitin e BRICS më 24 tetor 2024, së bashku me presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Fidan dhe Lavrov u takuan për herë të fundit më 12 prill 2025 në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya. Para kësaj, Lavrov kishte vizituar Türkiyen më 23 shkurt 2025 për bisedime dypalëshe. Ai gjithashtu mori pjesë në takimin e Platformës Rajonale 3+3 të mbajtur në Istanbul më 18 tetor 2024 dhe zhvilloi një tjetër takim bilateral me Fidanin gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të G20 në Johanesburg më 20 shkurt 2025.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shkëndija e Haraçinës kalon në Ligën e dytë

Në ndeshjen e balotazhit që pati me Osogovën, Shkëndija e Haraçinës arriti të fitojë me rezultat 2:1. Kjo ndeshje ishte vendimtare për Shkëndijën, duke kaluar...

Erdogan takohet me presidentin e Sirisë, Ahmad al-Sharaa

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua sot me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në Stamboll. Erdogan e priti al-Sharaan me një ceremoni zyrtare në Zyrën...

Lija e majmunit në Maqedoni, rasti i dytë ende nuk është paraqitur për kontroll

Personi i dytë i infektuar me linë e majmunit në Maqedoninë e Veriut ende nuk është paraqitur për kontroll në Klinikën Universitare për sëmundje...

A jeni gati?! Apple ka një surprizë vitin e ardhshëm…

Për gjigandin e teknologjisë Apple, iPhone-t e modeleve të fundit, orat inteligjente, laptopët, tabletat apo dhe pajisjet e tjera teknologjike nuk mjaftojnë, për të...

Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut dëshiron që të diskutojë me Bullgarinë çështjet që pengojnë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE gjatë samitit të NATO-s në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu