Valë entuziazmi nga diaspora për zgjedhjet në Strugë! Grupi i katërt i mërgimtarëve është nisur sot drejt vendlindjes për të dhënë mbështetjen e tyre për kandidatin për kryetar komune, Arsim Dalipi.
Me zemër për Strugën, ata shprehen se udhëtimi i tyre është simbol i dashurisë për qytetin dhe përkushtimit për një Strugë të bashkuar, të ndershme dhe zhvillimore.
Ky veprim është cilësuar si një shembull i jashtëzakonshëm i lidhjes së fortë mes diasporës dhe vendlindjes, që vazhdon të tregojë se mërgimtarët mbeten një forcë e rëndësishme për ndryshimin pozitiv në Strugë.
