Gjysma e Lubotenit pa rrymë! Banorët kërkojnë trafostacion shtesë, sepse fshati është zgjeruar

Banorët e revoltuar në shenjë proteste dolën për të shprehur hallin e tyre.

“Kjo kabinë elektrike që është pas meje gjendet ne Luboten konkretisht në “Rrugen 1”, pas disa problemeve qe kishte mbrëmë e gjithë lagja ka mbetur pa rrymë elektrike, banorët ankohen se kjo u ndodh shpeshherë”, raporton Fazile Halili, gazetare e TV21

Refedin Abdurahmani tha se ka 5 vite që përballen me ndërprerje, e ndodh që tërë javën të mbeten pa rrymë. Banorët kërkojnë që të sillet edhe një kabinë elektrike siç është në pjesën tjetër të fshatit.

“Problem me rrymën kemi 10 ditë, po flas në afatin më të shkurt. Ndërsa problemi është që në 2019-20. Dy ditë kemi një javë nuk kemi, ka njerëz të sëmurë ka fëmijë të vegjël, të gjitha problemet janë mbledhur. Kjo pjesa që është prej te varrezat deri te rruga që shkon teposhtë”, theksoi Refedin Abdurahmani, banor i Lubotenit.

Kur nuk ka rrymë shumica e banorëve mbeten edhe pa ujë, për shkak se ata ujin e nxjerrin me hidroforë.

“Më e keqja është se pa rrymë ne nuk kemi as ujë, sepse funksionojmë me puse. Është problem i kamotshëm sa vjen rregullohet përsëri prishet, e sanon EVN-ja përsëri prishet. Thonë që kjo është për 40 shtëpi mirëpo tani është shtuar është zgjeruar fshati. Prej 40 shtëpi deri 100 i ka vetëm ky trafostacion, nuk mundet ta mbajë”, shtoi Besir Elezi, banor i Lubotenit.

Përveç që nuk kanë rrymë, një banor na tha se edhe faturat ua sjellin në mënyrë paushallë.

“Faturat i sjellin paushall, ja ku e kam kushëririn këtu orën nuk e ka iu ka djegur ka më së paku 10 vite, dhe drejtori i evn-së Lirimi kur ka qenë, unë i them që nuk ka orë ai ta sjell faturën.

Afërsisht sa u vjen fatura juve? 260 deri 270 euro. Unë kam 7-8 metra dru, jo vetëm unë por i gjithë Luboteni. Vijnë këtu vetëm punojnë mirëpo defektin nuk e gjejnë ku duhet konkret”, tha një banor i Lubetenit.

TV21 pyeti në EVN për këtë problem, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

1.5 milionë dollarë për lobim në SHBA – Koço Angjushev kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj tij

Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe biznesmen aktual, ka punësuar lobistë në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh në përpjekje për të zbutur pasojat...

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu