Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Një gjykatë në Izrael refuzoi kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të shtyrë dëshmimin e tij në gjyqin për korrupsion, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ky rast gjyqësor duhet të anulohet.

Të enjten, avokati i Netanyahut i kërkoi gjykatës që të mos e thërriste kryeministrin për të dhënë dëshminë për dy javë, duke thënë se atij i duhet të përqendrohet në “çështje të sigurisë” pas luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.

Gjykata e qarkut në Jerusalem tha në vendimin e publikuar online se “forma aktuale [e kërkesës së Netanyahut] nuk ofron bazë apo justifikim të detajuar për anulimin e seancave dëgjimore”.

Trump tha të enjten se gjykimi kundër Netanyahut ishte një “gjueti shtrigash”, duke shtuar se gjykimi “duhet të anulohet menjëherë ose të falet ky hero i madh”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
SHIKONI EDHE:
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet
Netanyahu e ka falënderuar Trumpin për mbështetjen e tij në luftën e shkurtër të Izraelit kundër Iranit, që përfundoi me një armëpushim të arritur më 24 qershor.

Kryeministri izraelit ka mohuar çdo keqbërje dhe mbështetësit e tij e kanë përshkruar gjykimin si të motivuar politikisht.

Në rastin e parë penal, ai dhe gruaja e tij, Sara, akuzohen se kanë pranuar më shumë se 260.000 euro në formë të dhuratave luksoze sikurse cigare, bizhuteri dhe shampanja nga miliarderë në këmbim të favoreve politike.

Në dy raste të tjera, Netanyahu akuzohet se tentoi të negocionte mbulim më favorizues nga dy media izraelite.

Policia përdori topa uji ndaj protestuesve që bllokuan autostradën Ayalon, pasi Parlamenti miratoi të hënën një projektligj për reforma në gjyqësor, që i pengon gjyqtarët të rrëzojnë vendimet e Qeverisë mbi bazën se ato janë “të paarsyeshme”. Tel Aviv, Izrael, 24 korrik 2023.
SHIKONI EDHE:
Pse reforma e re gjyqësore në Izrael po shkakton trazira?
Gjatë mandatit aktual, që e ka nisur në fund të vitit 2022, Qeveria e Netanyahut kishte propozuar një sërë reformash gjyqësore që kritikët thanë se ishin të dizajnuara që të dobësonin rolin e gjykatave.

Netanyahu ka kërkuar disa herë shtyrje që kur nisi gjykimi ndaj tij në maj të vitit 2020, duke përmendur si arsyetim luftën në Gazë që nisi më 2023 dhe më pas luftimet në Liban, si dhe gjatë këtij muaji konfliktin me Iranin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

Gazeta italiane “CORRIERE DELLA SERA” për fitoren e Kurtit: Korrupsioni e krimi në qiell

Gazeta italiane, Corriere Della Sera, ka shkruar për fitoren e Kurtit, duke e cilësuar atë si populist e si “Che Guevara i Ballkanit”. Aty...

Krenaria për “killerin” kosovar

Promovimi në NAVI Më 30 qershor, një nga klubet më të mëdha në sportet elektronike, Natus Vincere, njoftuan promovimin e talentit 18-vjeçar, Drin Shaqiri, nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu