Gjykata me urdhër: Kurti pritet të merret me forcë nga Policia për të dëshmuar në Prokurori

Është çështje ditësh që Gjykata Themelore në Prishtinë do të lëshoj urdhër për Policinë e Kosovës që ta sjellë me detyrim në Prokurorinë Speciale Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Kështu bëjnë të ditur burime të Periskopit brenda Gjykatës.

Periskopi

Qysh më 10 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të paraqitet më datë 16.12.2024 në ambientet e tyre.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i thirrur si dëshmitar në lëndën PPS.nr.62/2023, në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Numri i lëndës që gjendet në thirrjen dërguar kryeministrit (të publikuar nga Kryeziu) përputhet me atë të rastit të rezervave shtetërore.

Në ftesën e Prokurorisë që e kishte publikuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thuhej ndër të tjera se Kurti është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes.

“Në rast të mosparaqitjes, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 euro për çdo mosparaqitje”, shkruhet në thirrjen e Kurtit si dëshmitar nga Prokuroria Speciale.

Deri më tani, Kurti ka pasur dy thirrje nga Prokuroria Speciale. I njëjti, vazhdon të këmbëngul që të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Kryeministri.

“Ekziston komunikimi përmes Prokurorisë dhe Kryeministrisë. Nuk mund të merrem paradite e pasdite me këtë çështje. Do të merrem me këtë kur të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar”– kishte deklaruar Kurti.

Megjithëse ka kaluar dy muaj nga data e parë e thirrjes, Prokuroria e kishte shtyrë këtë proces për shkak të fushatës zgjedhore dhe për të mos u politizuar si çështje. /Periskopi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dronët rrëzojnë Black Hawk në Kolumbi: paralajmërim për luftën moderne

Sulmi vdekjeprurës që vrau 12 persona tregon se dronët e armatosur po bëhen një kërcënim i madh për helikopterët ushtarakë në mbarë botën Një helikopter...

Reagimi i Hoxhë Bedri Likës: Populli shqiptar vendos për veten, jo Mickoski”

Hoxhë Bedri Lika ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se roli i tij si klerik është mbi partitë politike dhe...

Trump synon të dërgojë forca federale në Chicago e New York

Pas Washington-it, presidenti republikan paralajmëron vendosjen e Gardës Kombëtare në dy metropolet demokrate Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se pas Washington-it do të...

Pritje mbi pesë orë në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet arrijnë mbi pesë orë, dhe të...

Shfaqje të nacionalizmit maqedon në emër të mbrojtjes nga “rreziku shqiptar”!

Me afrimin e zgjedhjeve lokale në kampin qeveritar të "državës Severna" gjithnjë e më shumë po shtohen edhe tonet nacionaliste me pretekstin për gjoja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu