Me ndërmarrjen publike “Parkingjet e Qytetit” në Shkup, do të udhëheqë Vlladimir Kronevski, i cili vjen nga Lidhja Demokratike, parti në koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Paraprakisht, Gjorgjievski emëroi drejtorë edhe në katër ndërmarrje të tjera. Në krye të “Higjienës Komunale” është emëruar tashmë Dragi Mitkovski, ndërsa në “Ujësjellës dhe Kanalizime”, Ivan Mitrovskin.
Drejtor të Ndërmarrjes së Transportit Publik e emëroi, Sasho Ilievskin, ndërsa të “Rrugëve dhe Rrugicave”, Boris Nastov.
Pa drejtor, kanë mbetur ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërim” dhe ndërmarrja “Lajka” që kujdeset për qentë endacak. Mbetet të shihet nëse ndonjërën prej këtyre ndërmarrjeve, Gjorgjievski do t’ia lë në menaxhim VLEN-it, me të cilin është në bisedime.
Megjithatë, siç raportojnë mediat ka mundësi që Gjorgjievski të mos i jep VLEN-it as këto dy ndërmarrje pasi nuk ka qenë i kënaqur nga mbështetja e tyre në zgjedhjet lokale, veçanërisht në rrethin e dytë.
