Geer: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zbatojnë rekomandimet e BE-së

Ambasadori i BE-së në RMV, David Geer tha se dje ka pasur një takim produktiv me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dhe shpreson që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të kthejnë një faqe të re dhe të përpiqen të zbatojnë rekomandimet e Misionit të vlerësimit të Bashkimit Evropian.

“Pas aktvendimit të Gjykatës Administrative, e cila e anuloi vendimin për shkarkimin e Damevës, kam shfaqur interesim që të takohem me kryetarin e Këshillit Gjyqësor. Siç e dini, unë nuk jam takuar me paraardhësin e saj sepse kemi shprehur shqetësimin tonë në atë kohë për mënyrën e shkarkimit të Damevës, por edhe për zgjedhjen e kryetarit të atëhershëm të Këshillit Gjyqësor. Shqetësimi ynë është adresuar nga Gjykata Administrative me vendimin e tyre për ta kthyer Damevën sërish”, tha sot Geer, para fillimit të Panairit të Shoqërisë Civile.

Ai shtoi se në takimin me Damevën është biseduar për gjendjen në Këshillin Gjyqësor, rekomandimet që janë publikuar nga Misioni vlerësues i BE-së vitin e kaluar, si dhe masat që do të ndërmerren nga Këshilli Gjyqësor.

“Mendoj se patëm një takim shumë produktiv me Kryetaren e Këshillit Gjyqësor dhe sinqerisht shpresoj që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të kthejnë një faqe të re dhe të përpiqen të zbatojnë rekomandimet e Misionit vlerësues të BE-së. Folëm edhe për kompetencat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor”, shtoi Geer.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makinat elektrike për arsye sigurie

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në makinat elektrike, duke i konsideruar ato të rrezikshme në raste...

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu