Gazetari Mislimi me kundërpërgjigje të fortë ndaj Latif Arifit: Nuk do ta ulni dot kurrë shqiponjën – ajo fluturon mbi kokat e shitura te VMRO

Pas fyerjeve të paprecedentë të funksionarit të VLEN-it, Latif Arifi, ndaj ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, ka ardhur një reagim i fortë dhe i drejtpërdrejtë nga gazetari dhe opinionisti Mislimi.

Në një status publik që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, Isimi ka denoncuar gjuhën denigruese të përdorur nga Arifi dhe e ka cilësuar atë si shërbim të pastër ndaj agjendës së VMRO-së, në dëm të interesit kombëtar shqiptar.

“Ju mendoni se jeni në kohën e diktaturës sllave ku shqiptarët nuk guxonin të mbanin shqiponjën në bluzat e tyre, madje as të përmendnin në shkolla si një shpend që fluturon dhe i ha sorrat?”, shkruan Isimi me tone të ashpra, duke shtuar se për të kënaqur lidershipin e Hristijan Mickoskit, funksionarët e VLEN-it janë gati të flijojnë gjithçka shqiptare.

Në reagimin e tij, gazetari akuzon drejtpërdrejt Arifin dhe eksponentët e VLEN-it se, për interesa të ngushta politike, po tentojnë të “presin krahët e shqiponjës”, duke e kthyer këtë simbol të shenjtë të identitetit kombëtar në objekt sulmi politik dhe propagandistik.

“Sonte të gjithë shqiptarët janë me shqiponjën që fluturon, me Ambsadorin, ndërsa vetëm ju, funksionarët e VLEN-it, jeni me VMRO-në. Ju ua keni ulur dinjitetin shqiptarëve, por shqiponjën nuk do mundeni ta ulni kurrë!”

Fyerjet ndaj ambasadorit Mejdani, pas falënderimeve që ai mori nga banorët e Krushevës dhe Nerovës për ndihmën në zgjidhjen e çështjes së shkollës shqipe në këtë zonë, kanë shkaktuar zemërim të gjerë publik dhe reagime të shumta. Ky është rasti i dytë që ambasadori sulmohet nga përfaqësues të këtij koalicioni, pas deklaratave të mëparshme gjatë krizës qeveritare.

Gazetari Isimi mbyll reagimin e tij me një thirrje të fortë publike: “Harrone këtë sot e 1000 vjet. Shqiponja do të fluturojë edhe më lartë.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu