Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se familja e Daorsës i kishte kërkuar atij që të punojë me organet e drejtësisë që të hetohet deri në fund rasti i vajzës së tyre, transmeton Klankosova.tv.

“E kam ndier përgjegjësi morale për të shkuar në shtëpinë e Daorsës, që të takoj Arbër Spahiun, për t’i kërkuar falje ballë për ballë. Ajo që pashë te ajo familje, realisht, ishte një gjendje shumë e rëndë. Babai i Daorsës më shpjegoi disa fakte që i kishte ai, për të cilat kërkonte me ngulm që prokuroria dhe organet e drejtësisë të merren me çështjen”.

“Familja kishte mesazhe të shumta që dyshonin dhe kërkonin informata te një i dyshuar në Maqedoninë e Veriut, i cili vinte nga Kumanova. Këto mesazhe m’i ka treguar babai i Daorsës, që shpalosi gjithçka që kishte. Më kërkoi që, në shenjë të asaj kërkese për falje, të jem unë ai i cili do të lëvizë çdo gur në aspektin e gazetarisë, në drejtim që organet e drejtësisë t’i marrin seriozisht këto fakte që i kishin familjarët në dorë dhe të analizojnë çdo fakt të mundshëm që mund të sjellë në një rezultat se Daorsa ka pasur presion për t’u vetëvrarë dhe a mund të jetë ajo një vetëvrasje e rastësishme”, ka thënë Ademi.

I njëjti ka deklaruar se familja e Daorsës kishte kontaktuar me të ndjerën pak orë para se të vdiste.

“Familja kishte komunikuar me Daorsën diku nga ora 13:00 atë ditë”, ka thënë Ademi. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu