Gaza, pritet marrëveshje për shkëmbim pengjesh brenda 48 orëve të ardhshme

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit janë përqendruar në ndalimin e luftës, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë. Burime të njohura me bisedimet i konfirmuan Reuters, se pika kryesore e fërkimit ka të bëjë me mekanizmin për tërheqjen e Izraelit.

Hamasi po kërkon një orar të qartë dhe detyrues, i cili do të lidhet me lirimin gradual të pengjeve dhe do të sigurojë tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza. Sipas të njëjtave burime, Hamasi tashmë ka dorëzuar listat e pengjeve që mban dhe të burgosurve palestinezë që kërkon të lirohen, duke shprehur optimizëm të kujdesshëm në lidhje me progresin e negociatave.

Lista e paraqitur nga Hamasi thuhet se përfshin disa nga të burgosurit më të shquar palestinezë, lirimi i të cilëve nuk ishte diskutuar në marrëveshjet e mëparshme të armëpushimit. Ndër emrat në listë, sipas një burimi palestinez pas bisedimeve, janë Marwan al-Barghouti, një figurë kryesore në lëvizjen Fatah, dhe Ahmed Saadat, kreu i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës.

Të dy po vuajnë dënime me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në sulme që rezultuan në vdekjen e civilëve izraelitë. Sipas burimeve pranë negociatave, një marrëveshje armëpushimi në Gaza mund të arrihet brenda 48 orëve të ardhshme. Dy burime izraelite thanë se marrëveshja ishte shumë afër, me njërën që tha se njoftimi mund të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme.

Një burim i tretë tha se marrëveshja mund të arrihet brenda 48 orëve të ardhshme, me lirimin e pengjeve që ka të ngjarë të fillojë në fillim të javës së ardhshme. Një zyrtar amerikan konfirmoi përparimin, duke thënë se një marrëveshje mund të arrihet brenda ditëve.

Në një tjetër sinjal pozitiv, një zyrtar izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se qeveria izraelite ka filluar punën për një draft paraprak të një rezolute për armëpushim, e cila do të paraqitet për miratim në kabinetin qeveritar në rast se arrihet marrëveshja. Sipas ligjit izraelit, çdo vendim për lirimin e të burgosurve palestinezë në kuadër të një marrëveshjeje për pengjet, duhet të miratohet më parë nga kabineti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu