Qeveria gjermane do të porosisë 424 automjete të reja të blinduara me rrota për gati 7 miliardë euro, sipas dokumenteve të Ministrisë së Financave, të cilat i pa të hënën agjencia e lajmeve “Reuters”.
Komisioni për buxhet i dhomës së ulët të Kuvendit pritet ta miratojë marrëveshjen për armët për ushtrinë gjermane ditëve në vijim, raporton kjo agjenci.
Pjesa më e madhe e marrëveshjes për ushtrinë përbëhet nga një marrëveshje kornisë me kompaninë e mbrojtjes “General Dynamics” për zhvillimin dhe blerjen e 274 automjeteve për zbulim, me vlerë të rreth 3,5 miliardë eurove, ndërsa dërgesat e para planifikohet që të ndodhin në vitin 2028.
Në projektin e dytë përfshihet blera e 150 automjeteve të blinduara luftarake të këmbësorisë të tipit “Schakal” për rreth 3,4 miliardë euro.
Gjermania do t’ia japë kontratën për automjetet “Schakal” përmes agjencisë evropiane për blerje të mbrojtjes, OCCAR, kompanisë “Artec GmbH”, ndërmarrje e përbashkët e KNDS-së dhe gjigantit “Rheinmetall”.