Ganiu, së bashku me një grup qytetarësh dhe funksionarë të Lëvizjes Demokratike, mblodhi mbeturinat dhe ia dërgoi Danellës para Komunës

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me qytetarë dhe disa funksionarë të Lëvizjes Demokratike, ka organizuar një aksion për mbledhjen e mbeturinave në territorin e komunës. Sipas Ganiut, kjo nismë u ndërmor për shkak të mosveprimit të Qytetit të Shkupit, i cili sipas tij, nuk po e përmbush detyrimin për pastrimin e Çairit, edhe pse banorët janë taksapagues të rregullt.

“Mbeturinat nuk po mblidhen nga Qyteti i Shkupit, ndërkohë që çairasit janë taksapagues. Kjo është një padrejtësi e madhe dhe një lloj ekocidi që po i bëhet popullit tonë,” deklaroi Ganiu.

Ai tha se Çairi meriton të jetë i pastër dhe nuk do të lejohet që kjo situatë të vazhdojë në heshtje.

“Ne jemi të zhytur në bërllog. Por nuk do të rrimë kështu. Populli do të reagojë dhe do të japë përgjigje, sepse nuk jemi qytetarë të dorës së dytë. Çairi meriton dinjitet dhe pastërti,” shtoi kryetari i komunës.

Si akt simbolik proteste, mbeturinat e mbledhura do të dërgohen përpara ndërtesës së Qytetit të Shkupit, për t’i kujtuar institucionit përgjegjësinë që ka ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas dështimit në Tetovë, Bajram Vardar – ‘eksperti’ i Bilallit – bëhet shpresa e re e Mexhitit para fushatës

Zëvendërkryeministri, Izet Mexhiti njëherit kanditat i për kryetar komune në Çair duket se shpresat për një fitore i ka varur tek Bajram Vardar –...

Livadhi-Strugë Banorët e kapin, policia e merr, gjykata e liron – hajduti rikthehet menjëherë

Livadhi, Strugë – Grabitje e dyfishtë brenda 24 orëve, banorët kapin hajdutin, drejtësia e liron Një ngjarje e pazakontë dhe alarmante ka tronditur banorët e...

Maqedoni e Veriut, avioni u nis drejt Baselit por u kthye urgjentisht në Shkup pas përplasjes me zogjtë

Një avion i kompanisë ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”, i cili ishte nisur dje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit, është...

Shtetasi gjerman deportohet nga Maqedonia për valëvitje të flamurit të “Shqipërisë së Madhe”

Një shtetas gjerman është dënuar me kusht dhe është deportuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të siç thuhet gjuhës së urrejtjes. Ai kishte...

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu