Futbollisti i talentuar nga Shkupi, Fatih Ismaili, ka arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij sportive, duke ndihmuar ekipin e Prishtinës së Re të sigurojë titullin kampion në Ligën e Parë të Kosovës.
Me këtë arritje, Prishtina e Re siguron automatikisht ngjitjen në Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm, ndërsa Ismaili ka qenë një ndër lojtarët kyç në këtë sukses historik për klubin.
Ky është një tjetër shembull i talentit dhe përkushtimit të futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që po shkëlqejnë edhe jashtë kufijve të vendit.