Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në ndeshjen kundër Shqipërisë, për të arritur një rezultat sa më pozitiv.

Serbia vazhdon të ketë ende shpresa teorike për t’u kualifikuar në “play-off”-in e Botërorit 2026, por që kjo të ndodhë, ajo duhet të mposhtë Anglinë dhe Letoninë dhe të shpresojë që Shqipëria të gabojë.

Në momentin kur skuadra e drejtuar nga Veljko Paunovi? do të luajë të mërkurën në “Wembley”, serbët do të kenë veshët edhe nga ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Shqipërisë dhe Andorrës.

“Nuk mund t’ju premtoj rezultatin, sepse kjo nuk do të ishte e drejtë, por mos keni asnjë dyshim për përkushtimin dhe përgatitjen tonë për ndeshjen. Do të bëjmë gjithçka që mundemi, siç veprojmë ndaj çdo kundërshtari tjetër, qoftë në ndeshje zyrtare apo miqësore. Do të përgatitemi dhe do të luajmë ndaj Shqipërisë sikur të ishte finale. Ajo që mund t’ju them është se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe jemi shumë të motivuar për të arritur një rezultat të mirë para tifozëve tanë, në mënyrë që të vazhdojmë të përparojmë,” – tha Vales.

Futbollistët serbë të klubit të tij, Tekstilac, i kanë kërkuar “të ndihmojë” Serbinë me një rezultat pozitiv kundër Shqipërisë.

“Sigurisht që kemi folur për këtë ndonjëherë në dhomën e zhveshjes, por gjithmonë me respekt. Ne jemi profesionistë dhe respekti mes bashkëlojtarëve është ajo që na bën më të mëdhenj. Është normale që djemtë duan të shohin një rezultat të mirë nga ana jonë, sepse dëshirojnë më të mirën për kombëtaren e tyre dhe unë shpresoj që pas ndeshjes t’i shoh shokët e mi të lumtur,” – shtoi ai.

Vales nuk do të luajë në këtë përballje për shkak të pezullimit me kartona, por ai ka qenë në fushë në ndeshjet e mëparshme kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

I pyetur se cila kombëtare është më e fortë, ai u përgjigj:

“Mendoj se të dyja përfaqësueset janë shumë të mira. Secila ka pikat e saj të forta dhe ngjashmëritë janë të shumta, siç kemi vërejtur gjatë analizave tona në këto kualifikuese. Të dyja skuadrat janë fizikisht të fuqishme, luajnë me intensitet të lartë, qarkullojnë shpejt topin dhe krijojnë shumë raste për gol. Edhe ndeshja e fundit mes tyre ishte shumë e mirë, përfundoi në favor të Shqipërisë, por edhe Serbia pati mundësi të fitonte. Ishte një goditje e rëndë për ta (serbët), sepse humbën një ndeshje kaq të rëndësishme,” – përfundoi Vales.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu