FMN: Inteligjenca artificiale do të godasë 40% të vendeve të punës dhe do të rrisë pabarazinë

Në një analizë të detajuar të Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se inteligjenca artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës. Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva ka deklaruar se në shumicën e skenarëve, inteligjenca artificiale, ka të ngjarë të rrisë pabarazinë e përgjithshme.

“Është thelbësore që vendet të krijojnë rrjete gjithëpërfshirëse të sigurisë sociale dhe të ofrojnë programe rikualifikimi për punëtorët e cenueshëm. Duke bërë këtë, ne mund ta bëjmë tranzicionin e inteligjencës artificiale më gjithëpërfshirës, ​​duke mbrojtur mjetet e jetesës dhe duke frenuar pabarazinë”, deklaroi Georgieva.

Gjatë fjalës së saj, Georgieva ju bëri thirrje politikëbërësve që të adresojnë prirjen shqetësuese për të parandaluar teknologjinë nga nxitja e mëtejshme e tensioneve sociale. Referuar analizës, FMN thotë se inteligjenca artificiale ka të ngjarë të ndikojë në një përqindje më të madhe të vendeve të punës në ekonomitë e përparuara, në rreth 60%.

Në gjysmën e këtyre rasteve, punëtorët mund të presin të përfitojnë nga integrimi i inteligjencës artificiale, i cili do të rrisë produktivitetin e tyre. Në raste të tjera, inteligjenca artificiale do të ketë aftësinë për të kryer detyra kyçe që aktualisht ekzekutohen nga njerëzit. Kjo mund të ulë kërkesën për punë, duke ndikuar në pagat dhe madje duke zhdukur vendet e punës.

Ndërkohë, FMN-ja projekton se teknologjia do të prekë vetëm 26% të vendeve të punës në vendet me të ardhura të ulëta.

“Shumë nga këto vende nuk kanë infrastrukturë ose fuqi punëtore të aftë për të shfrytëzuar përfitimet e inteligjencës artificiale, duke rritur rrezikun që me kalimin e kohës, teknologjia mund të përkeqësojë pabarazinë midis kombeve”, tha drejtoresha e FMN-së.

Analiza e FMN-së vjen ndërsa liderët globalë të biznesit dhe politikës mblidhen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku inteligjenca artificiale është një temë diskutimi, pas rritjes së përdorimit të aplikacioneve si ChatGPT./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu