“Financial Times” rendit Mira Muratin në mesin e 25 grave më me influencë të vitit 2023

OpenAI duket se ka emëruar Emmett Shear si drejtuesin e saj të përkohshëm ekzekutiv vetëm 48 orë pas shkarkimit kaotik të shefit dhe bashkëthemeluesit, Sam Altman. Bordi e shkarkoi Altman të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai dhe emëroi shefen e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, si shefe të përkohshme ekzekutive.

Por drejtimi i kompanisë nga dita e sotme i ka kaluar Emmett Shear. “Kishte spekulime se Altman mund të kthehej”, thuhet pas një reagimi të ashpër nga stafi dhe investitorët. Të dielën në mbrëmje, bordi i OpenAI tha se “i qëndron vendimit të tij si e vetmja rrugë për të avancuar dhe mbrojtur misionin e OpenAI”, sipas një memo të brendshme, të parë nga The New York Times.

Të hënën, shefi ekzekutiv i Microsoft, në X, se “Altman dhe Greg Brockman, një tjetër bashkëthemelues që u largua të premten si president i kompanisë , do t’i bashkoheshin Microsoft-it për të udhëhequr “një ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”. Nadella gjithashtu u duk se konfirmoi emërimin e zotit Shear si shef ekzekutiv i OpenAI, duke shkruar: “Ne mezi presim të njihemi me Emmett Shear dhe ekipin e ri drejtues të OAI dhe të punojmë me ta.”

Altman shihet si një nga figurat më me ndikim në hapësirën gjeneruese të inteligjencës artificiale në rritje të shpejtë dhe shkarkimi i tij shkaktoi valë tronditëse në të gjithë industrinë.

Shefja e teknologjisë, Mira Murati u emërua CEO e përkohshme e OpenAI të premten. Shqiptarja ka marrë drejtimin e kësaj kompanie pas largimit të Sam Altmanit.

Bordi i drejtorëve të OpenAI, Inc., që vepron si organ i përgjithshëm udhëheqës i gjitha aktiviteteve të OpenAI, njoftoi të premten se Sam Altman do të largohej si CEO dhe nga bordi i drejtorëve.

“Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme, me efekt të menjëhershëm. Procesi i kërkimit është duke u zhvilluar për të identifikuar pasardhësin e përhershëm”, njoftoi kompania.

Mira është anëtare e ekipit drejtues të OpenAI tash e pesë vjet dhe ka luajtur një rol kritik në evoluimin e OpenAI në një udhëheqës global të AI.

“Ajo sjell një grup aftësish unike, të kuptuarit e vlerave, operacioneve dhe biznesit të kompanisë dhe tashmë drejton funksionet e kërkimit, produktit dhe sigurisë së kompanisë. Duke pasur parasysh mandatin e saj të gjatë dhe angazhimin e ngushtë në të gjitha aspektet e kompanisë, duke përfshirë përvojën e saj në qeverisjen dhe politikën e AI, bordi beson se ajo është e kualifikuar në mënyrë unike për këtë rol ndërkohë që kompania po kërkon një CEO të përhershëm”, tha kompania.

OpenAI u themelua si një organizatë jofitimprurëse në vitin 2015 me misionin kryesor për të siguruar që nga inteligjenca artificiale të përfitojnë të gjithë njerëzit.

Në vitin 2019, OpenAI u ristrukturua për të siguruar që kompania të mund të rriste kapitalin në ndjekje të këtij misioni, duke ruajtur misionin, qeverisjen dhe mbikëqyrjen e organizatës jofitimprurëse.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu