Filmi biografik për Michael Jacksonin do të shfaqet vitin e ardhshëm

Kompania filmike “Lionsgate” ka dhënë 18 prillin e vitit 2025 si datë zyrtare për lansimin e filmit biografik “Michael” për gjigandin e muzikës, yllin e ndjerë, Michael Jackson, ka raportuar Deadline.

Figura e mbretit të muzikës pop, do të portretizohet nga nipi i tij Jaafar Jackson, njëri ndër shtatë fëmijët e vëllait të Michaelit, Jermaine Jackson.

Antoine Fuqua është regjisor i filmit, skenari i të cilit është shkruar nga John Logan, e që do të shpërfaqë karrierën katër dekadëshe të Michaelin, i cili ishte njëri ndër tetë fëmijët e familjes Jackson, të cilët fillimisht dolën në skenë me grupin “Jackson 5”.

Skenaristi Logan ka një karrierë të gjatë e të bujshme pasi shkroi skenarë për filma të mëdhenj si “Gladiator” i vitit 2000, “The Aviator” i vitit 2004, “Sweeney Todd: the Demon Barber Of Fleet Street” i vitit 2007, “Hugo” i vitit 2011 dhe filmat në kuadër të “James bond 007” si “Skyfall” dhe “Spectre” nga viti 2015.

Sipas kompanisë filmike “Lionsgate”, filmi do të shpërfaqë shumë aspekte të jetës së Michaelit, që ishte i njohur për skandale, duke përfshirë edhe përfoljet e shumta lidhur me supozimet se ylli abuzoi me fëmijët.

“’Michael’ do t’u sjellë shikuesve një portretizim të ndershëm e të shkëlqyer të njeriut të shkëlqyer, por të ndërlikuar, i cili u bë mbreti i muzikës pop. Filmi paraqet triumfet dhe tragjeditë e tij në shkallë epike, kinematografike, që nga ana e tij njerëzore dhe lufta personale e deri te gjenialiteti i tij krijues i pamohueshëm, i ilustruar nga performancat e tij më ikonike. Si kurrë më parë, shikuesit do të përjetojnë një vështrim të brendshëm të njërit prej artistëve më me ndikim dhe më të shquar që ka njohur ndonjëherë bota”, thuhet në deklaratën zyrtare të “Lionsgate”.

Jaafar mund të shihet nëpër postimet në llogarinë e tij në Instagram duke bërë lëvizjet e xhaxhait të tij.

“Jam i nderuar ta sjellë në ekran jetën e xhaxhait tim Michaelit. Për të gjithë fansat në mbarë botën, do të shihemi së shpejti”, pati shkruar Jaafar në Instagram në janarin e vitit të kaluar.

“Është e çuditshme se sa shumë i ngjan Michaelit … Tingëllon si ai, kërcen e këndon si ai. Është vërtet e çuditshme. Graham King, i cili është një producent fantastik, e gjeti dhe ma prezantoi mua, u befasova shumë nga aftësitë e tij”, ka thënë regjisori Fuqua në një intervistë me Entertainment Weekly.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu