Fillon puna për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës

Mësohet se tashmë ka nisur puna për realizimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Punimet do vazhdojnë deri në vitin 2025, ku edhe do të përurohet kjo hekurdhë.

Kompania fituese do të realizojë studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore e cila pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e dy vendeve, Kosovë-Shqipëri.

Nga autoritetet në Shqipëri, në mes të pesë ofertave, fituese është shpallur ajo e bashkimit të dy kompanive, konzorciumi “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. që ofruan 168.9 milionë lekë nga 200 milionë lekë (20 milionë euro), që ishte tavani për të realizuar projektin që do të lidhë dy vendet me linjë hekurudhore, Kosovën dhe Shqipërinë.

Konzorciumi do të ketë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projektidenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Ndërsa, më 2025-ën projekti do të jetë gati për të nisur më pas punën në terren, shkruan KP.

Bashkimi i operatorëve që fitoi ishte skualifikuar herën e parë nga autoriteti kontraktor, por pas ankimimit, Komisioni i Prokurimeve Publike në prill vendosi rihapjen e garës dhe në fund arritën që të fitonin.

Megjithatë, vetëm pas përfundimit të fizibilitetit do të ketë një pasqyrë përfundimtare të kostove financiare. Gjatësia totale e linjës hekurudhore nga stacioni i Mjedës deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 kilometra.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu