Filipçe paralejmëron: Pensionistët janë në rrezik, fondi është i zbrazët

Kaosi në sistemin pensional, destabiliteti i fondit dhe paqartësia nëse do të ketë pagesë të rregullt të pensioneve në muajt e fundit janë rezultat i politikave të këqija dhe gënjeshtrave të Qeverisë, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp kushtuar problemeve ekonomike dhe sociale.

“Dëshiroj qartë t’i porosis pensionistët, destabiliteti i fondit pensional, që për momentin është krijuar për vetëm një vit e gjysmë pushtet, paqartësia nëse do të ketë rritje të pensioneve në periudhën në vijim , si dhe paqartësia nëse fare do të ketë pagesë të pensioneve të rregullta në muajt në vijim është rezultat i politikave të këqija, i gënjeshtrave dhe manipulimeve të kryeministrit dhe qeverisë për momentin”, theksoi Filipçe.

Ai paralajmëroi se sistemi pensional është sjellë në skaj të kolapsit.

Ai akuzoi se më shumë se gjysma e mjeteve për pensione nuk vijnë nga fondi, por janë subvencionuar nga buxheti. Sipastij, fondi nuk i ka paratë dhe se parashtrohet pyetja, ku janë kontributet e punëtorëve de cila është siguria për pensionistët e ardhshëm.

Filipçe përkujtoi se në kohën e LSDM-së pensionet u harmonizuan 50 për qind me inflacionin dhe 50 për qind me rritjen e rrogave.

Ai situatën e quajti hipokrizi politike dhe manipulim dhe theksoi se qëndrueshmëria e fondit është çrregulluar, ndërsa llogaria është e zbrazur. Paralajmëroi se plotësisht janë borxh 10 miliardë denarë ndaj obligimeve të mbetura dhe se Qeveria duhet të ndalojë së fshehuri prapa gënjeshtrave dhe të ofrojë zgjidhje reale.

Filipçe paralajmëroi edhe prë diskriminim ndaj pensionistëve të colët jetojnë jashtë vendit, duke paralajmëruar padi të reja dhe shpenzime për shtetin.

Filipçe, sot e kritikoi ashpër Qeverinë edhe për, siç tha, kaosin në sektorin energjetik dhe rënien dramatike të investimeve të huaja. Sipas tij, prodhimi i energjisë elektrike është në nivelin më të ulët historik.

Në pjesën e investimeve, Filipçe e theksoi rënien dramatike dhe tha se kur LSDM ishte në pushtet, investimete huaja të drejtpërdrejta ishin 800 milionë euro, ndërsa tani, për nëntë muaj ishin rreth 200 milionë euro.

Ai paralajmëroi se kompani të mëdha po mbyllin fabrika, ndërsa disa, shtoi, po përgatiten për t’u larguar. porositi se biznesi kërkon parashikueshmëri dhe stabilitet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu