Fetai me “selam” për Taravarin: Unë lash Vetëvendosjen që ta mposht BDI-në, e jo t’i bashkangjitem asaj!

Rrugëtimin tim politik e kam nisur në Vetëvendosje! – një lëvizje që më ka formësuar si individ, politikisht dhe kombëtarisht. Aty kam mësuar se politika është mision dhe se ajo nuk guxon të konceptohet si profesion. Nga viti 2017 e këtej, ia kam kushtuar tërë angazhimin tim Aleancës për Shqiptarët, sepse aty kam parë vazhdimin natyral të asaj rruge dhe mundësinë më të denjë për ta sjellë ndryshimin aty ku dhemb më se shumti: në vendlindjen time.

Ishte një rrugë jo e lehtë, me vite të tëra përballje me një strukturë të kalbur të quajtur BDI, e cila ka degraduar gjithçka që ka prekur. U përballëm me gëzime e me zhgënjime, por nuk u dorëzuam asnjëherë. Dhe pastaj ndodhi ajo që dukej e pamundur: bashkimi i forcave opozitare shqiptare në VLEN, një bashkim ku edhe unë pata fatin dhe nderin të jap një kontribut jo të vogël. Dhe me kërkesë të Kryetarit tim, Dr Arben Taravarit, vendosa të braktis një jetë komode në Belgjikë për të marrë përgjegjësi.

Pas dy dekadash pritjeje, shpresa për ndryshim u kthye në realitet.

A ishte VLEN i përkryer? Jo. Si çdo bashkim i ndërtuar mes dallimeve dhe historive të ndryshme, kishte nevojë për kohë, për testim, për maturim. Por ishte një fillim i domosdoshëm, një përpjekje e sinqertë për të shembur një sistem kriminal e për të ndërtuar një tjetër mbi vlera, dinjitet dhe drejtësi. Dhe për këtë arsye, përballë pati armiqësi të egër, nga ata që varen nga mbajtja gjallë e një rendi të kalbur.

Por a ishte VLEN shpresë? Po, pa më të voglin dyshim. Ishte një projekt i guximshëm kombëtar që na dëshmoi se po, shqiptarët mund të bashkohen kundër një të keqe të përbashkët.

Unë besoj ende. Besoj se Aleanca për Shqiptarët do të mbetet besnike ndaj rrugës së saj – rrugës së Arbrit, të dinjitetit dhe guximit. Dhe besoj se, me vullnet të ndërsjellë, mund ta gjejmë formulën për të çliruar çdo komunë shqiptare nga keqqeverisja e BDI-së. Ky është misioni ynë. Sulmet dhe goditjet nën brez nuk i kontribuojnë këtij misioni. Për këtë mision do të vazhdoj të luftoj, pa i sharë ata me të cilët e sollëm ndryshimin, pa u përkulur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu